Albana Vokshi tregon kush i nxiti guret e urrejtjes kunder Fatos Lubonjes 3 dite para sulmit ndaj tij

Diel, 07 July 2019 15:54

Nga Albana Vokshi

Gurë mbi makinën e analistit Fatos Lubonja, sulmi i frymëzuar nga armiqtë e fjalës!
Sulmi ndaj gazetarit dhe analistit të njohur Fatos Lubonja është një ngjarje tronditëse.
Guri, që për nga madhësia duket sikur të jetë shkulur nga sheshi “Skënderbej”, u hodh mbi makinën e publicistit, i kërcënuar dhe shantazhuar direkt disa herë për qëndrimet e tij kritike ndaj Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.
Edi Rama nuk ka nevojë të jetë dhunues apo urdhërues direkt, por ai me fjalorin që përdor, me statuset që shkruan, me ligjet që miraton, është nxitësi numër 1 i dhunës ndaj gazetarëve, analistëve apo kritikëve të keqqeverisjes së tij
Koalicioni i 7 organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias (#SEEMOFree_Media, RSF, #ECPMF, #EFJEUROPE, #Artikulli19, #CPJ, #globalfreemedia) gjatë një misioni faktmbedhës, në takimin me Kryeministrin Rama, ngritën shqetësimin se gazetarët janë të rrezikuar nga fjalori i tij dhe sulmet e shpeshta ndaj tyre.
Por vetëm pak ditë pas takimit, në një postim në twitter në dt 28 qershor, Edi Rama shau dhe sulmoi disa gazetarë, përfshirë edhe z. Lubonja. Tre ditë pas këtij statusi të Kryeministrit, gurë urrejtjeje sulmojnë makinën e analistit.
A është kjo rastësi??
#NukKaLiriFjaleMeEdiRamën
#PërLirinëEShtypit
#Arrestoni#frymëzuesitedhunës
Shënim: më poshtë postimi në Twitter Kryeministrit Edi Rama dt 28 qershor 2019, vetëm tre ditë para sulmit ndaj analistit z. Lubonja.

Modifikuar më Diel, 07 July 2019 17:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...