Liberalët të zemëruar me Trump, ftoi në Shtëpinë e Bardhë karikaturistin e skemës së famshme me Sorosin

Hënë, 08 July 2019 09:27

Progresistë dhe liberal vërshuan në “Twitter” për t’u shfryrë, pasi presidenti Donald Trump ftoi karikaturistin e krahut të djathtë Ben Garrison, në një samit për mediat sociale në Shtëpinë e Bardhë. Garrison është akuzuar për antisemitizëm.

Lista e mysafirëve për samitin e Trump mbi mediat sociale, që do të zhvillohet këtë të enjte, duket se i ka irrituar kundërshtarët e tij.

Mbështetësi i Trump-it, Bill Mitchell, do të jetë i pranishëm, ashtu sikurse do jetë dhe krijuesi i memeve pro-Trump dhe tanimë i vetë-quajturi “karikaturisti tradhëtar”, Ben Garrison.

Njoftimi i ftesës së Garrison-it, ndezi këmbanat e alarmit te majtistët, që e quajtën karikaturistin si “çmendurisht të urryeshëm” dhe “dukshëm antisemitik”.

Furia e akuzave për antisemitizëm buron nga një karikaturë e vitit 2017, e cila u dënua nga Ligji Anti-Shpifje për imazhin që u konsiderua anti-hebraik.

Karikatura tregonte këshilltarin e atëhershëm të Sigurisë Kombëtare H.R. McMaster dhe gjeneralin në pension, David Petraeus, që ishin kukulla (puppets) të drejtuara nga financuesi miliarder George Soros, i cili nga ana tjetër kontrollohej nga dora jeshile e familjes bankare të Rothschild.

Garrison ishte targetuar më parë me një grumbull trollesh të buletinit “4chan” dhe nga “Daily Stormer”, që i modifikuan karikaturat e tij duke përfshirë imazhe anti-hebraike dhe duke i vënë atij nofka si “Zyklon Ben” apo “One Man Klan”. Por Garrison i mohon akuzat e racizmit apo antisemitizmit.

Një libertar i deklaruar, pjesa më e madhe e punës së mëparshme të Garrisonit ishte anti-qeveritare, anti- rezervave federale dhe fuqishëm i referohej teorive të konspiracionit të “Rendit të Ri Botëror”.

Kohët e fundit, karikaturisti më së shumti njihet për vizatimet e tij që tregojnë betejat e Trump-it kundër demokratëve, mediave kryesore dhe “shtetit të thellë”.

Trump zakonisht përshkruhet si një superhero muskuloz dhe i pashëm, ndërsa armiqtë e tij si batakçinj të mjeruar.

Megjithëse Trump kurrë nuk e ka shpërndarë punën e Garrisonit në “Twitter” (ndryshe nga sa ka vepruar me Carpe Donktum), ftesa ka gjasa të vijë si rezultat i ndalimit të Garrisonit nga Instagrami në prill, për një karikaturë që shkeli politikat e platformës mbi fjalimet urryese.

Konservatorët kanë kërkuar prej kohësh nga Trump, trajtimin e paragjykimeve liberale të gjigandëve të teknologjisë në Silicon Valley dhe samiti i së enjtes mund të jetë një shans për presidentin që ta trajtojë këtë çështje me bazën e tij.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...