Sekuestrohen 1 milionë euro pasuri, ja kujt i përkasin....

Hënë, 08 July 2019 15:06

Eshtë sekuestruar një pasuri me vlerë rreth 1 milionë Euro.

Në kuadër të operacionit ‘Transferta’ është bërë sekuestro preventive të disa pasurive të paluajtshme të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm.

Shtetasja A.D dhe shtetasi italian F. C. të cilëve u përkasin pasuritë janë proceduar më parë nga Autoritetet Gjyqësore Italiane, nga Guardia di Finanzia e Comos, për veprat penale të mashtrimeve financiare, falsifikimit dhe shitjes së produkteve me shenja false.

 

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni “Transferta“, për sekuestro preventive të disa pasurive të paluajtshme të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre.

Sekuestrohen pasuri të paluajtshme që kapin shifrën 1 milion Euro.

Drejtoria Hetimore Qëndrore, Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, zhvilluan Operacioni Policor “Transferta“, për sekuestro preventive të disa pasurive të paluajtshme të shtetasve A.D, V.D. dhe shtetasit Italian F. C.

Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2018, regjistruar për veprën penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale “, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Bazuar në vendimin e datës 05.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, u vendos sekuestro preventive mbi pasuritë, si më poshtë:

- 2 apartamente banimi në Pogradec, me sipërfaqe 175 m2;

- 4 apartamente banimi në Tiranë, me sipërfaqe 420 m2;

- 1 njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 106.5 m2;

Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 1 milion euro.

Shtetasja A.D dhe shtetasi italian F. C. janë proceduar më parë nga Autoritetet Gjyqësore Italiane, nga Guardia di Finanzia e Comos, për veprat penale të mashtrimeve financiare, falsifikimit dhe shitjes së produkteve me shenja false.

Nga hetimi ka rezultuar se të dy këtyre shtetasve, Guardia di Finanza, ju ka sekuestruar rreth 2.388.611 Euro në Itali, të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre.

Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2018 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Pogradec, rezultoi se shtetasja A.D bashkëjeton me shtetasin Italian F. C, dhe banojnë në Itali. Për të fshehur dhe justifikuar këto prona të blera në Shqipëri, i kanë regjistruar në emër të shtetases V.D me banim në Pogradec (nëna e shtetases A.D, pensioniste).

Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrrethit Gjyqësor Pogradec, po vijon punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtyre personave, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...