Dhënia e mandatit Valbona Sakos/ "Mbrëmë i kanë marr gjykatësit në telefon nga kryeministria"

Premte, 19 July 2019 21:30

Në studion e lajmeve në RTV Ora kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi komenton vendimin e Gjykatës së Durrësit, për dhënien e mandatit kryebashkiakes së re, Valbona Sako.

Shehi u shpreh i bindur se vendimi i dytë i Gjykatës së Durrësit, është bërë nën presionin që kryeministri Edi Rama, ndonjë vartës i tij, apo edhe grupe kriminale i kanë bërë gjykatësit.

Kreu i LZHK-së dhe njëherazi aleati opozitar i Lulzim Bashës tha se mbrëmjen e djeshme gjykatësit janë marrë në telefon për të vendosur dhënien e mandatit.

Dashamir Shehi: Ky është rezultati i reformës së Edi Ramës, jo i reformës në Drejtësi, sepse kjo do të bëhet dhe urojmë që të bëhet një ditë e më parë. Këto institucione të kenë kohën e vet dhe të tregojnë se ç'po bëjnë.  Kjo tregon realitetin se ku ka degjeneruar shteti i Edi Ramës. Nuk është puna se ato gjykatës i kanë dhënë ato vendime se janë budallenj. Nuk ka ndonjë gjykatës budalla në Shqipëri.  Kanë marrë marr të nesërmen nën presionin e bandave të Edi Ramës. Dhe nuk është rastësi. Janë tamam ato të Durrësit. Ata nuk duan t'ja dinë jo për gjykatësit që thonë tani ju kap edhe vettingu, por për asnjë lloj institucioni sepse kanë lidhje direkt me kreun e qeverisë edhe me grupet e mëdha që kontrollojnë qeverinë shqiptare.  Kjo është drejtësia që kemi sot me këtë kryeministër. Të jeni të sigurt që mbrëmë i kanë marrë gjykatësit në telefon nga kryeministria, në mos ky vetë ndonjë nga këto yzmeqarët e këtij. Sigurisht edhe ndonjë grup kriminelësh që në Durrës janë me shumicë, për të marrë një vendim tjetër.

Modifikuar më Premte, 19 July 2019 21:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...