Kryegjyqtarja e Hagës që ngriti akuza kundër Haradinajt, njeriu i Soros të paktën prej 1998

Diel, 21 July 2019 10:33

Një ditë pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, dalin detaje të reja se kush e ka përgatitur thirrjen e tij për herë të tretë në Gjykatën e Hagës.

Sipas asaj që publikon avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj, kërkesa për paraqitje është bërë nga vetë presidentja e kësaj Gjykate për Kosovën, bullgarja Ekaterina Trendafilova.

Sipas tij, referuar edhe CV-së së saj zyrtare, ajo është një njeri i George Soros, ndërsa para viteve ’90 është ‘specializuar” në ish Bashkimin Sovjetik, raporton Syri.net.

“Por kur ra komunizmi ashtu si kudo, pra si dhe në Shqipëri, Soros e rekrutoi duke "e rehabilituar" duke i hequr njollat në biografinë bolshevike sovjetike dhe u kujdes çdo ditë për karrierën dhe shkollimin e saj! Siç duket ajo ka punuar direkt me Open Society Institute dmth me vetë zyrën e vetë George Soros në New York dhe është kujdesur ai në karrierën e saj!”, shkruan Goxhaj.

Postimi i plotë i Altin Goxhajt:

A ISHIN SHËRBIMET SEKRETE RUSE APO SOROS QË PO I BËNË KOMPLOTIN HARADINAJT?

A e dini se kush i çoi de jure kërkesë për paraqitje (por në fakt është Urdhër Arresti) në Gjykatën Speciale të Hagës për Ramush Haradinajn?

Vetë Presidentja e Gjykatës Speciale të Hagës për Kosovën, shoqja prokurore komuniste e Sofjes së Bullgarisë Komuniste 1985-1989, Ekaterina Trendafilova, "e specializuar" në Moskën e Bashkimit Sovjetik në 1983 dhe 1985, është gjithashtu një ndër njerëzit që ja detyron karrierën vetë Soros!

Ajo ka qenë ZvProkurore e Sofjes në kohën e komunizmit duke dënuar "armiqtë" e partisë bolshevike e Bullgarisë Komuniste, e specializuar 2 herë në Moskën e Bashkimit Sovjetik në 1983 dhe 1985! Dhe ju e kuptoni se çfarë specializimi dhe kush i bënte "specializimet" në Moskë apo m saktë në KGB!!!

Por kur ra komunizmi ashtu si kudo, pra si dhe në Shqipëri, Soros e rekrutoi duke "e rehabilituar" duke i hequr njollat në biografinë bolshevike sovjetike dhe u kujdes çdo ditë për karrierën dhe shkollimin e saj! Siç duket ajo ka punuar direkt me Open Society Institute dmth me vetë zyrën e vetë George Soros në New York dhe është kujdesur ai në karrierën e saj!

Puna është a e kuptojnë avokatët dhe vetë Haradinaj KONFLIKTIN E INTERESIT të kokës së inkuzicionit sorosian me rolin e Soros në copëtimin e Kosovës? A do t'a përdorë Haradinaj? Besoj jo sepse është viktimë e këshilltarëve të Soros!!! Ata po i bëjnë varrin me heshtjen e tij 1 vjeçare ndaj rolit të Soros dhe kjo heshtje ishte dhe varri i tij politik dhe jo vetëm! Ne i kërkuam personalisht Haradinajt që në fund Korriku 2018 që të denonconte Sorosin por ai nuk e bëri për shkak të këshilltarëve të tij! Po tani?

Lexoni vetë fragmente nga CVja e Shoqes Komuniste Trandafile të Bullgarisë:

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...