Ramush Haradinaj asht si mali, për ta kuptue madhështinë e tij, duhet t'i largohesh pak

Diel, 21 July 2019 22:34

Nga Erl Kodra

Sot, ndërsa po emetohej lajmi se Kryeministri i Kosovës ka dhënë dorëheqjen, për një çast mendova se Kosovës dhe Shqipërisë për këto ditë i duhet Ramush Haradinaj. Por isha gabim. Arsyet do t'i them në një shkrim tjetër.

Tekstin në vijim e kam shkruar më 29 Janar 2019.

***

Ndërsa dëgjoja Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj të tregonte jetën e tij para gazetarëve Berat Buzhala dhe Leonard Kerkuqi, një ndenjë e çuditshme, si valë malli e kaploi krejt qenien time. Pauzat e vogla, qetësia dhe buzëqeshja e lehtë, rrudhat në ballin e lartë të këtij burri të rrallë, më ngjanë sikur flasin. Lëbyrja e syve nga perdja e lotëve që i përbi thellë, dridhja e lehtë e cepit të buzës, ndërsa tregon qetësisht se si e ka rrokë kraheqafë Luan Haradinajn e vrarë në kufirin mes dy Shqipërive...

Unë ndala. Vrik u çova në kambë e ndeza një duhan të kuq. Zemra ime e dobët nuk mund të përballonte një qetësi të tillë olimpike. Sepse unë nuk jam një hero, por një vdekatar i zakonshëm, krejt i dobët para një madhështie si kjo.

Ma vonë rrotullon kryet dhe tregon me gjeste kur takohet me Presidentin Rugova në zyrën e Tij, ndërsa sheh se Rugova i Madh ishte ba sa një grusht, ndërsa Ramush Haradinaj do të nisej për Hagë.

- Nuk po na lanë ta rahatojmë Kosovën - ngjashëm diçka të tillë i thotë Rugova at'botë.

- Ani President - thotë Ramushi, - kurrgja nuk kanë me mujtë me na ba. Te tana kanë me u ba mirë.

I rritun në Rrafshin e Dukagjinit, aty ku Oda e Burrave ka qenë Universiteti i Retorikës, Ramush Haradinaj shpalosë te tana cilësitë e rralla të pleqënisë. Kush e di se për çfarë e kam fjalën, e kupton se në Odë të Burrave nuk hynte kushdo, e nëse hyje, vetëm me urtësi mund t'i afroheshe paltronit në Ballë t'Oxhakut. Kjo traditë e lashtë me rrënjë në antikitet, formën më të lartë dhe plot sharm e ka marrë pikërisht në Rrafshin e Dukagjinit.

Me sa duket, nëse kaloje nëpër Odën e Burrave të derës së Haradinajve, me siguri që do të baheshe i tillë; ose Dëshmor i Atdheut, ose luftëtarë i madh dhe burrë shtetas.

Ramush Haradinaj u ba të dyja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...