“Drejtesi e munguar”!

Tuesday, 23 July 2019 11:24

Nga Elmaz Sherifi* (Ish-ministër socialist)

Dje u zhvilluan aktivitete nga Kuvendi dhe Institucionet Ndërkombëtare në Shqipëri, për trevjetorin e fillimit të Refomës në Drejtësi. Zv.Ambasadorja e SHBA mbajti një fjalim në përurimin e ” Polit të Drejtësisë”, ndërsa Soreca njoftoi se do alokohen edhe 42 milionë euro të tjera për Reformën!

E dua fort drejtësinë, por ende nuk po e shoh. Nuk doja të thosha se Reformën në Drejtësi e promovojnë të akuzuarit, jo prokuroria, se ajo nuk “merr frymë”, por më çudit edhe zv.abasadorja që ishte e kënaqur që nuk ka Gjykatë Kushtetutese e Gjykatë të Lartë, sepse sipas saj, ato ishin të korruptuara. Edhe unë mendoj se pushteti gjyqësor ishte i korruptuar, madje shumë i korruptuar. Por si e argumenton diplomatja që Reforma në Drejtësi nuk parashikoi të krijoheshin fillimisht Gjykata Kushtetutese dhe Gjykata e Lartë me gjyqtarë që kalonin vettingun, e mandej të vazhdonte procesi me pastrimin e “Pallatit të Drejtësisë” për t’u garantuar drejtësi shqiptarëve? Pa nguruar të them se festohet trevjetori i fillimit të Reformës në Drejtësi, dhe ende nuk janë ngritur SPAK dhe Gjykata që do “shpartallojë” korrupsionin e politikanëve dhe qeveritarëve, që ndërkombëtarët, as e shikojnë e as e denoncojnë, por na “garantojnë”, në mrekullinë që po vjen, ashtu si Lu, për kapjen e “Peshkut të Madh”, që s’ra kurrë në rrjetë. Kur do i shohim peshqit?

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Prokurori, na dha lajmin se në shtator SPAK do hetojë ish-prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, tani me Prokurore të Përkohshme ! Ndoshta ai është “Peshku i Madh”, ndërsa qeveritarët që akuzohen çdo ditë janë cironka!

Shumë propagandë pati në trevjetorin e Reformës, pa formë e drejtësinë e munguar !

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...