‘Mirëqenje për shqiptarët’, Basha nga Kukësi: PD do heqë traun e Rrugës së Kombit

Tuesday, 23 July 2019 13:46

Kreu demokrat Lulzim Basha ka qenë në Kukës dhe prej andej ka premtuar se Partia Demokratike do të heqë traun e rrugës së kombit që javën e parë të PD në pushtet. Mirqenja e shqiptarve është prioritet i PD ka thënë Basha pas takimit në Kukës. 

Kreu demokrat Lulzim Basha ka qenë në Kukës dhe prej andej ka premtuar se Partia Demokratike do të heqë traun e rrugës së kombit që javën e parë të PD në pushtet

Mirqenja e shqiptarve është prioritet i PD ka thënë Basha pas takimit në Kukës.

LEXO EDHE:
Vazhdon çudia me mandatin e kryebashkiakes së Durrësit/ Ja ç’ka ndodhur sot
Ja deklarata e plotë e Bashës

Dua t’u shpreh të gjithë kuksianëve mirënjohjen time të jashtëzakonshme në emër të Partisë Demokratike, në emër të opozitës, për refuzimin masiv që i bënë regjimit të Edi Ramës më 30 qershor.

Kukësi, natyrisht, i ka prirë betejës për liri, për demokraci dhe për mundësi të barabarta në ligj për çdo qytetar, me revoltën kundër taksës së rrugës.

Dua të rikonfirmoj vendosmërinë tonë për të hequr traun e Rrugës së Kombit në javën tonë të parë në pushtet. Sikundër u kam kërkuar të gjitha strukturave të Partisë Demokratike të bëhen gati që, së bashku me qytetarët e Kukësit, me gjithë qytetarët shqiptarë ta kthejmë shumicën “Rama ik” të 30 qershorit, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik dhe politik për çdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit dhe kurbetit që po e tret Kukësin, për t’i kthyer pasuritë e shqiptarëve; rrugët, bregdetin, minierat, pyjet, të gjitha pasuritë e këtij vendi të bekuar nga Zoti, në funksion të mirëqenies dhe punësimit të shqiptarëve.

Punësimi i shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, punësimi i kuksianëve, mirëqenia e kukësianëve janë objektivi dhe prioriteti më madhor i Partisë Demokratike dhe i imi personalisht.

Faleminderit!

 

Modifikuar më Tuesday, 23 July 2019 14:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...