Skenarët/ Nuk pranon zgjedhje të reja, Thaçi kërcënon me dorëheqje

Saturday, 27 July 2019 08:58

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duket se është i vendosur që të mos lejojë zgjedhje të reja në vend.

Nëse partitë politike nuk arrijnë të gjejnë një konsensus për formimin e një qeverie të re deri në muajin tetor, gazeta inFokus e Kosovës raporton se Hashim Thaçi po shqyrton mundësinë që të japë dorëheqje nga posti i Presidentit për t’iu kthyer politikës.

Sipas të njëjtave burime, Thaçin ka bërë të ditur se ai po përgatitet të shkojë në zgjedhje duke krijuar më shumë kaos politik në vend

Ditët e fundit, liderët e partive politike në Kosovë janë takuar me përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare me të cilët është biseduar për formimin e një qeverie të re, e cila do të vazhdojë mandatin e lënë në gjysmë nga Ramush Haradinaj.

Në media është raportuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish- partia e tij, PDK-ja janë duke bërë përpjekje që të mos lejojnë shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja, pavarësisht se Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Sipas të njëjtave burime pranë Thaçit dhe Veseli thuhet se të dy liderët janë duke kërkuar rrugë ligjore e kushtetuese, si dhe partnerë të mundshëm që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja.

Ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar apo ftesë zyrtare nga Presidenca për partitë lidhur me konsultimet për qeverisjen në pjesën e mbetur të mandatit.

Një rrugë ligjore se si të vazhdojë punën është duke kërkuar edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, i cili të premten ka mbledhur kabinetin për të diskutuar lidhur me ligjshmërinë e proceduarve të takimeve dhe vendimmarrjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës pas dorëheqjes së kryeministrit.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj nga radhët e PDK-së ka theksuar se situata e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit ka një paqartësi ligjore dhe të procedurave të veprimit. Ai ka kërkuar nga kryeministri që së bashku me partnerët qeverisës dhe me liderët tjerë institucionalë të arrijnë një marrëveshje politike, që do të sqaronte procedurat e punës së kabinetit qeveritar në vijim.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se ngritja e çështjes së kushtetutshmërisë dhe legalitetit të punës së Qeverisë pas dorëheqjes së tij, e detyron atë që të kërkojë qartësi nga organi kompetent, që është Gjykata Kushtetuese, për opinion kushtetues dhe ligjor të mënyrës dhe formës së funksionimit të Qeverisë pas dorëheqjes së kryeministrit.

Ndërkohë Ambasada amerikane në Kosovë, e cila drejtohet nga Philip Kosnett ka bërë të ditur se po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit politike.

 ‘Duke vëzhguar me vëmendje se si Kosova ballafaqohet për herë të parë me dorëheqjen e një kryeministri. Si do të trajtohet kjo çështje, do të tregojë forcën e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për t’iu përmbajtur Kushtetutës dhe ligjeve’, – thuhet në reagimin e lëshuar nga Ambasada amerikane.

Interpretimet ligjore nga njohësit e së drejtës kushtetuese janë të ndara rreth asaj se si duhet të veprohet në këtë situatë shkruan gazeta inFokus.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...