KQZ shpall rezultatin e 30 qershorit, Zguri i prekur: Pse votoj kundër

Saturday, 27 July 2019 10:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të votimit të 30 qershorit. Si çdo votim tjetër i këtij procesi, me 4 vota pro dhe një kundër, KQZ ka shpallur fituesit e 61 bashkive dhe numrin e votave të fituara nga secili subjekt në shkallë kombëtare.

Para votimit, kreu i KQZ Klement Zguri jo pak i prekur dhe me zërin që i dridhej ka dhënë edhe një mesazh të fortë, duke iu kërkuar kolegëve të tij t’i thërrasin arsyes dhe shpjegoi arsyet se përse nuk i jep dot notë kaluese KQZ-së.

“Zgjedhjet nuk janë vetëm një moment ligjor por edhe ngjarje politike. Nuk mund t’i ndajmë. Kjo iu jep një peshë më të madhe. Brenda zgjedhjeve përfshihen interesa të ndryshme. Është një formalitet pasi vendimi i sotëm është shoqëruar paraprakisht me një sërë aktesh të tjera që janë përfundimtare dhe të formës së prerë. Këto zgjedhje janë shoqëruar nga një konflikt i madh politik. Mosmarrëveshjet do vazhdojnë edhe pasi ne të zyrtarizojmë rezultatin.
Përmes votës sonë, merr një rëndësi tjetër. Vota nuk kthehet thjesht formale. Konflikti nuk është preokupimi jonë, preokupimi im është se përmes votës sonë kemi dhënë edhe një notë për sjelljen e KQZ. Besoj se KQZ ka qenë ndërmjet ligjshmërisë dhe arbitraritetit, për fat të keq në logjikën time KQZ ka zgjedhur të dytën. Vota për këtë proces sigurisht që ngelet votë edhe për punën e KQZ. Me keqardhje them, e kam të pamundur për shkak të një performance të dobët të KQZ por ndonjëherë dhe mungesës së dinjitetit të saj për mua është e pamundur të japë një notë kaluese. Do votoj kundër. Dua që e gjithë kjo performancë të mos kthehet në standard pune në të ardhmen. Më duhet të them, unë nuk bija dakord me shumicën, me kolegët e mi. Shpresoj shumë që kolegët e mi t’i thërrasin vetëdijes ligjore dhe të reflektojnë”, deklaroi Zguri.

Modifikuar më Saturday, 27 July 2019 11:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...