Basha në Këlcyrë: Pastrimi i parave, aktiviteti kryesor i Ramës dhe bandës së tij në pushtet. Po shkatërrojnë ekonominë

Saturday, 27 July 2019 18:26

“Në Shqipëri të vetmet aktivitete ekonomike që po ecin janë të lidhura ne pastrimin e parave të drogës në projektet e ndërtimit”. Me këtë përcaktim, Kryetari i opozitës, Lulzim Basha shprehu në Këlcyrë shqetësimin se aktiviteti i pastrimit të parave bëhet me mbështetjen e qeverisë.

“Duke filluar me projektin për Teatrin, Unazën e Re, Milot – Balldren, të gjitha janë projekte për të pastruar paratë e drogës. Ky është është i vetmi aktivitet ekonomik që ecën në Shqipëri, as turizimi, as bujqësia, as prodhimi, as eksportet. Ecin vetëm aktivitetet e financuara me paratë e drogës dhe aktivitetet e financuara me paratë e buxhetit të shtetit 2, 3, 5 deri në 10 fish më të larta sesa çmimet për të njëjtat vepra publike në Europë.”- u shpreh zoti Basha në Këlcyrë.

Kreu i opozitës vuri në dukje faktin se Edi Rama ka detyruar investitorët e huaj të largohen nga vendi, në mënyrë që të mbrojë grabitjet e klientëve të tij. “Nën regjimin e Edi Ramës Shqipëria është njësoj si Koreja e Veriut, nuk ka asnjë investim të ri të huaj në gjashtë vitet e fundit. - tha Basha. - Pa investime të huaja nuk ka punësim, nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie.”- vuri në dukje kryedemokrati.

Kreu i opozitës theksoi se Partia Demokratike është e gatshme t’i përgjigjet mesazhit plebishitar të 30 Qershorit, ndryshimit të qeverisjes së vendit për të ndryshuar Shqipërinë.

auto_3b9ceea3-38b5-4391-9eec-601ec4625d9d1564244341.jpgauto_661f23b4-307d-45fc-877d-4604988a5c9c1564244335.jpgauto_b5d64e90-f184-4992-9920-4760fd7326251564244332.jpgauto_49541235-628f-4387-a347-5b327147928b1564244345.jpgauto_ed78a56d-8d15-422f-8f4c-7639cca2005e1564244343.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...