Çmenduria e Ramës/ 720 milionë për një 'Edi, i love you'

E mërkurë, 31 July 2019 19:35

Anëtarja e Kryesisë së LSI, Elona Guri reagon pas dy tërmeteve që tronditën rajonin e Korçës pasditen e sotme.

Përmes një statusi në Facebook, ku nuk mungon ironia dhe sarkazma ndaj eksponentëve të lartë të Rilindjes, Guri rikujton një tjetër “tërmet” të fuqishëm që pritet të godasë Shqipërinë, atë të 13 tetorit, data që presidenti i Republikës Ilir Meta e ka hedhur në publik si datë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale dhe jo vetëm.

“Mirë është të dëgjohet, se siç e ka thënë populli: Ilir Meta, i di mirë punët e veta. Tërmeti i 18-19 tetorit do jetë shumë më i dëmshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët se ky i sotmi”, shkruan ndër të tjera Elona Guri.

 

Postimi i plotë i Elona Gurit:

Paralajmëroi rilindjen për tërmetin, ata nuk e vunë ujin në zjarr. Tërmeti ra, njerëzit janë lënë mes katër rrugëve.

Ndërkohë rilindja për një shprehje "Edi I Love You" që një Elisë a Oltë tjetër e Ministrisë së Jashtme thirri e "ekzaltuar", harxhuan 720 milione lekë të reja nga fondi rezervë i qeverisë që përdoret në raste fatkeqësish, duke e lënë vendin të papërgatitur dhe njerëzit në mëshirë të fatit.

Ka paralajmëruar edhe për 13 tetorin. Mirë është të dëgjohet, se siç e ka thënë populli: Ilir Meta, i di mirë punët e veta. Tërmeti i 18-19 tetorit do jetë shumë më i dëmshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët se ky i sotmi.

Rilindja do i lajë një ditë kusuret e veta, ndërkohë shqiptarët të mbledhim mendjen të mos na shtohen prej rilindasve kusuret tona.

Për Elisën dhe Oltën do t'ju kujtoja që tundjet e shtëpive të shqiptarëve nga tërmetet nuk janë si tundjet e juaja belly dance për Edin, as si tërmetet e Damianit. Jetët dhe pronat e shqiptarëve janë shumë më të rëndësishme se karriket tuaja.

Modifikuar më E mërkurë, 31 July 2019 19:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...