Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka njoftuar se i ka dërguar një letër mbështetjeje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Meta shkruan se qëndrimi i tij në mbrojtje të Teatrit ka qenë në koherencë të plotë prej 20 vitesh dhe poston një video të Ramës për ta konfirmuar këtë.
“Të dashur miq!
Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjioze "Europa Nostra" për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.
Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.
Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja”, shkruan Presidenti Meta në postimin e tij në facebook.