Nga Tritan Shehu
Permeti njeh per Kryetar vetem Z.Niko Shupuli.
Dropulli njeh per Kryetar vetem Z.Arqile Decka.
Askush nuk mund t’i zevendesoje keta njerez te nderuar, drejtues te perkushtuar ne postet e tyre te ligjeshme nepermjet nje farse elektorale, ku muaren pjese vecse nje grusht militantesh si dhe te tjere te detyruar, te cilet paten kurajon t’i pergjigjen presionit me qindra flete votimi te pavlefeshme.
Paligjeshmeria, goditja e Kushtetutes, deformimi i demokracise e ka “jeten” e shkurter.
Shume shpejt “uzurpuesit” do te detyrohen te braktisin ne panik “karriket” e tyre te rrembyera.
Shume shpejt zgjedhjet e verteta do te kthejne ne sherbim te atyre komuniteteve me vlera te medha koshience e qytetare, kulture, respekti per ligjin e demokracine, kryetaret e tyre te vertete te nderuar dhe te respektuar.