Këshilltari i Ramës dhe vëllai i ministres është anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese

E Enjte, 01 August 2019 11:59

Ish-këshilltari i Ramës dhe vëllai i ish ministres së Turizmit Eglantina Gjermeni, Artur Metani është kualifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe pritet të konfirmohet si anëtari i parë i saj.

Në Shqipëri, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po shkon drejt përmbylljes së procesit të përzgjedhjes së kandidaturave për 6 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Këshilli njoftoi sot se ka lejuar vijimin e procesit për kandidaten Elsa Toska dhe ka ndërprerë procedurat për 7 kandidatë të tjerë për në Gjykatën Kushtetuese. Në total deri tani janë 5 emra që kanë kaluar, ndërsa 12 kandidatë janë rrëzuar. Në listë janë dhe dy kandidatë të tjerë në pritje të shqyrtimit.

Procesi konsiderohet si tejet i rëndësishëm pasi mund të bëjë të mundur përzgjedhjen e 6 anëtarëve të Gjykatës së Kushtetuese të cilët pas intervistimit dhe vlerësimit me pikë nga Këshilli do të emërohen 3 nga presidenti dhe 3 nga parlamenti. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese mund të rinisë funksionimin ndonëse me numër të reduktuar. Ndërsa për 3 anëtarët e tjerë do të duhet të pritet plotësimi fillimisht me anëtarë i Gjykatës së Lartë.

Pavarësisht numrit të lartë të kandidaturave edhe për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ata që kanë kaluar deri më tani, për të vijuar procedurën, janë vetëm dy, Artur Metani, drejtuesi aktual i Avokaturës së Shtetit, dhe Artur Malaj, gjyqtar në Gjykatën administrative të Apelit.

Malaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, kërkoi menjëherë që çështja t’i kalojë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA). Gjatë seancës në KPA, Komisioneri publik deklaroi se i ishin vënë në dispozicion vetëm në muajin qershor dy dokumenta të cilat nuk kishin qenë pjesë e dosjes që KPK i kishte përcjellë atij për rastin e gjyqtarit.

Ndonëse fillimisht apelimi është bërë për çështjet e pasurisë së Malajt, ndaj të cilave janë hedhur hije të forta dyshimi, Komisioneri publik në ankimimin shtesë ka përfshirë dhe dy denoncime të mbërritura në adresë të gjyqtarit. Pasuria e Malajt ka qenë pjesë dhe e investigimeve të mediave.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, Birn publikoi një artikull të gjatë, ku ngriheshin pretendime serioze se gjyqtari kishte fshehur deklarimin e një vile 3 katëshe në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Gent Osmani, i cili është njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Zotit Osmani ju deklarua si problem, mos rakordimi i të ardhurave dhe shpenzimeve në vitet 2011-2013. Pak muaj më parë me një vendim që u shoqërua me polemika, Kolegji shkarkoi dhe anëtaren tjetër të Këshillit të Prokurorisë, Antoneta Sevdari.

Modifikuar më E Enjte, 01 August 2019 18:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...