Dhunimi i institucioneve nga Rilindija vijon edhe në Bashkinë e Cërrikut.
Kandidati i “Rilindjes” për këtë bashki, Andi Salla ndryshe nga kandidatët e tjerë të Rilindjes të dalë nga zgjedhjet moniste nuk u betua në institucionet e pushtetit vendor por në korridorin e shkollës 9-vjeçare “Aleks Buda” në Cërrik.
Kryetari legjitim i bashkisë Altin Toska që prej orës 08:00 të mëngjesit ka vijuar detyrën duke i shërbyer qytetarëve.