Presidenti Meta flet për 3 votime në një ditë: Në mendjen time ekziston vetëm një datë. Askush nuk duhet të ketë iluzionin se cdo vendim i Kushtetueses…
“Askush nuk duhet të ketë iluzionin se cdo vendim i Gjykatës Kushtetuese kur të bëhet funksionale mund ti japë legjitimitet 30 qershorit, pasi dekretet e Presidentit janë në fuqi”. Kështu ka deklaruar sot presidenti i vendit Ilir Meta, gjatë konferencës për media, para nisjes së pushimeve, duke dhënë alternativën e tij për zgjidhjen e krizës në vend, që sipas tij rrezikon përshkallëzimin.