Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në “Facebook” pas betimit të kryetarit të ri në bashkinë e Gjirokastrës. Ai shprehet se kandidati i ri Flamur Golemi, po përdoret si mish për top nga kryeministri Edi Rama dhe kompania e tij brenda rilindjes dhe fatkeqësisht nuk e sheh dhe as nuk e kupton realitetin për shkak të miopisë së tij politike.
Postimi i Shehut:
“Miopia” e okulistit, “kryetar” te Bashkise Gjirokastres Dr. Golemi si nje i verber rrembeu sot postin e “Kryetarit” te Bashkise se Gjirokastres, me nje pjesemarje ne farsen e 30 Qershorit te me pak se 16% te votuesve, pa rival dhe me mbi 1500 vota te pa vlefeshme per ate. Edhe Fushebardha, qe ka bere histori nuk doli me shume se 13% ate dite, apo i dergoi me dhjetra mesazhe ne fletet e pa vlefeshme, te cilat nuk e di nese kolegu okulist mundi t’i lexoje.