Vitet e fundit, falë keqqeverisjes dhe mungesës së mundësive në vend, shumë shqiptarë kanë zgjedhur të braktisin vendin.
Qindra mijëra, kryesisht të rinj, janë larguar drejt Europës në kërkim të një jetese më të mirë, ndërsa edhe ata që zgjedhin të vijnë për pushime në Shqipëri kanë turp të thonë se janë shqiptarë.
E tillë është edhe historia e një zonje, bërë publike nga ish kryeministri Sali Berisha.
Postimi i ish kryeministrit Sali Berisha:
"E dhimbshme dhe prekëse!
Ja se çfarë më shkruan një zonjë e nderuar: “Në të gjithë botën them se jam shqiptare, kur jam këtu ndjehem e huaj”
E nderuar zonjë, ju jeni shqiptare e vërtetë por këtu nuk jeni më në Shqipërinë që ju doni por në narkoshtetin e Edvin Mafisë. Prandaj dhe në 4 vite janë larguar mbi 400.000 shqiptarë në tërësi të rinj dhe nën moshën 40 vjeç!"