Komisioni i Emërimeve në Drejtësi (KED) që drejtohet nga ish-anëtari i asamblesë së PS, Adrian Dvorani e ka shkelur me të dyja këmbët kushtetutën në lidhje me propozimin e Inspektorit të Drejtësisë.
Në një mbledhje të dy ditëve më parë, KED ka bërë publike një listë të juristëve që mund të konkurrojnë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspekton të Drejtësisë.
Në listën e atyre që nuk mund të konkurrojnë për inspektor të Drejtësisë është edhe Genci Gjonçaj, sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe ky është një post politik.
Por KED i drejtuar nga Dvorani nuk ka mbajtur të njëjtin standard edhe për kandidatin tjetër për Inspektor të Drejtësisë.
Artur Metani, vëllai i ish-ministres së Ramës, Drejtori i Njësisë së Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Kontrollit të Brendshëm, në Kryeministri dhe nga viti 2002 deri më 2012, si këshilltar ligjor në kabinetin e Presidentit të Republikës, të Presidentit Meidani, Presidentit Moisiu dhe Presidentit Topi.
Pikërisht periudha 10-vjeçare si këshilltar i 3 presidentëve, që është një detyrë politike, e skualifikon Metanin, njësoj si Genci Gjonçajn.
Por këtë fakt e ka harruar Dvorani dhe anëtarët e tjerë të KED, sepse edhe kjo kandidaturë do të rrëzohej.
Por nëse do të binte edhe Avokati i Shtetit, që konkurron për Inspektor Drejtësise, Edi Rama nuk do të kishte si të kapte drejtësinë.
E prandaj është kaluar Metani, në shkelje të plotë të kushtetutës dhe ligjit.