'Këshilli monokolorit i Rilindjes në Tiranë/ Bogdani: Shëmtia që i ngjan Komitetit Ekzekutiv të '89-ës

Premte, 02 August 2019 21:34

Ish-këshilltarja e bashkisë së Tiranës, Mirela Bogdani, përmes një reagimi në Facebook, e quan konstituimin e pak ditëve më parë një “ceremoni masonike” që u bekua nga vetë Grand Masteri (Rama).

Sipas saj,  Këshilli i shëmtuar që për nga monokoloriti, i ngjan më shumë Komitetit Ekzekutiv të ‘89-ës, së një bashkie të një vendi me pluralizëm gati 30 vjeçar.

Bogdani nuk kursen as kritikat ndaj faktit që, në përbërjen e tanishme të Këshillit Bashkiak, asnjë anëtar nuk është tiranas.

Postimi i plotë i Mirela Bogdanit:

“Konstituimi pak dite me pare i Keshillit te ri Bashkiak te Tiranes u be ne secrecy te plote nga publiku dhe media, per rendesine e madhe te ngjarjes ne fjale (shume e pazakonte kur mendon qe i pari i Bashkise del pareshtur ne media, qofte dhe per nje poc te Xhomlliku apo per nje rruge n’Laprake), si ne nje ceremoni sekrete masonike me pranine dhe blessing te vete Grand Masterit dhe zarave te tij!

Me afro 12 zv.Ministra te qeverise, funksionare dhe drejtore ne perberje te tij, shprehje evidente e gllaberimit te pushtetit lokal nga ai qendror, apo vice-versa nukleusit te “his own army” qe pasardhesi po perpiqet te krijoje.

Keshill i shemtuar qe per nga monokoloriti, i ngjan me shume Komitetit Ekzekutiv te ‘89-es, se nje bashkie te nje vendi me pluralizem gati 30 vjecar.

Regres spektakolar, qofte me dhe Keshillin e kaluar, konstituimi i te cilit ne 30 korrik te 2015, ku gjysmen e perbente Opozita, ishte dite goxha ndryshe dhe e bukur...Nje nga ditet me te vecanta te jetes sime, ku do te filloja rrugetimin 4 vjecar te mandatit si Keshilltare....nje prej 3 keshilltareve tironas te KB, ku paradoksalisht asnje nga 61 anetaret e tanishem nuk eshte i tille! Shkurt, katran me boje nga ta kapesh!

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...