Vendimi i gjykatës për VKM e Parkut të Tomorrit, Malltezi: Protesta e Klosit shfaqje e turpshme

Saturday, 03 August 2019 16:01
Eksperti i mjedisit, njëkohesisht edhe anëtar i Kryesisë së PD, ka reaguar me një postim në faqen e tij në Facebook pas protestës së sotshme të disa militantëve partiakë në Berat të drejtuar sipas tij nga Blendi Klosi. 
 
Ata kundërshtonin një vendim të gjykatës së Beratit që e hidhte poshtë një VKM që kërkonte zgjerim të zonës së parkut kombëtar të malit të Tomorrit.

“Blendi Klosi “protestonte” sot kundër vendimit të Gjykatës, e cila me kërkesën e shoqërive private, ka rrëzuar VKM e vitit 2018 për zgjerimin e Parkut Kombëtar edhe në zonat tradicionale të gurorëve”, shkruan Malltezi duke shtuar se, “ajo që e shoh si skandaloze dhe tallje të rëndë me qytetarët është shfaqja e turpshme e Blendi Klosit.

Siç shikohet edhe në dokumentat e paraqitur para gjykatës, shoqëritë e kanë hedhur në gjyq qeverinë dhe e kanë fituar gjyqin me të, pasi VKM eshte miratuar pa ndjekur asnje procedure dhe subjektet janë të licensuar nga vete qeveria Rama për shfrytëzim të guroreve në zonën e zgjeruar me VKM-në e vjetshme”.

Ja postimi i Plotë i Malltezit:

 

Sa më shumë zona të mbrojtura, të kete në Shqiperi dhe jo beton oligarkësh, sa më shumë pyje dhe jo zona kanabisi, aq më mirë është për vendin. Por kjo “protesta” e sotme e Blendi Klosit me disa militantë, për gjoja mbrojtjen e Parkut Kombëtar në Malin e Tomorrit, është e neveritshme dhe e turpshme!

Blendi Klosi “protestonte” sot kundër vendimit të Gjykatës, e cila me kërkesën e shoqërive private, ka rrëzuar VKM e vitit 2018 për zgjerimin e Parkut Kombëtar edhe në zonat tradicionale të gurorëve.

(Nuk kam ndërmend të komentoj VKM për zgjerimin e Parkut, që sipas ekspertëve është demagogji, sepse çfarë ia vlen për t’u ruajtur atje, është vendosur në ruajtje në 2012-ën. Nuk do të komentoj as gjetjet e gjykatës, që sjell prova se VKM nuk ka zbatuar asnjë procedurë.)

Ajo që e shoh si skandaloze dhe tallje të rëndë me qytetarët është shfaqja e turpshme e Blendi Klosit. Siç shikojet edhe në dokumentat e paraqitur para gjykatës, shoqëritë e kanë hedhur në gjyq qeverinë dhe e kanë fituar gjyqin me të, pasi VKM eshte miratuar pa ndjekur asnje procedure dhe subjektet janë të licensuar nga vete qeveria Rama për shfrytëzim të guroreve në zonën e zgjeruar me VKM-në e vjetshme.
Keto licensa jane rinovuar herë pas here. Njëra prej tyre, që del në dokumentat e gjykatës është e vitit 2016, kështu që Blendi Klosi mund të pyesë Damian Termetin dhe Lefter Kokën për më shumë detaje.

Nëse qeveria donte te zgjeronte vijen e parkut kombëtar të Tomorrit, do të duhej që
a) të anulloje lejet dhe licensat që ka lëshuar Rama – gjiknuri – balluku - koka për guroret.
b) të hapë proces konsultimi publik sipas ligjit
c) ndryshimin e përdorimit të tokës ta kalojë në KKT siç e kërkon ligji

(Për më tepër nëse Klosit i qan zemra për zonat e mbrojtura mjafton të mos i japë gjithë buxhetin prej 800,000 eurosh të agjensisë së zonave të mbrojtura pikerisht drejtorit Dedej shok të Edi Ramës që ka formuar dy shoqata për të përlare gjithë buxhetin. Ose të heqë guroret nga fondi pyjor mu buze detit në Palasë fjala bie).

Prandaj, shfaqja e sotme është poshtëruese për shqiptarët, që, për fatin e keq, drejtohen nga një qeveri që i vjedh natën e i qan ditën.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...