Valdrin Pjetri, ai që rilindasit e njohin si kryetar bashkie të Shkodrës, të dalë nga zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit, dyshohet se mund të ketë një të shkuar jo të përshtatshme.
Partia Demokratike, pak ditë më parë, iu drejtua me një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e pastërtisë së figurës së tij.
Ai në vitin 2001-2002 ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali dhe më pas ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet.
Por në vend që të reagonte Prokuroria ka reaguar vetë Pjetri, çka ka sjellë edhe reagimin e ish deputetit shkodran, Bardh Spahia.
Sipas Spahisë, nëse Pjetri ndjen detyrim ti shpjegoje 5%-it që e votoi se pse është ‘non grata’ në Itali, atëherë situata është shumë më rënde
Postimi i plotë i Bardh Spahisë:
PER TE QESHUR E PER TE QARE
Ne vend te Prokurorise reagon Valdrin Pjetri! Rilindja nuk zhgenjen se te gjithe personazheve u jep te njejtin skenar! Edhe Elvis Roshi, edhe Vangjush Dako...te gjithe flisnin ne vend te prokurorise! Valdrini madje edhe i tregon se si duhet te hetohet "jo bazuar ne indicje".
Ne vend qe te thirret e te pyetet per akuzen publike tashme, i perzgjedhuri i Rames, po i jep leksione hetimi Arta Markut! Ne fakt te tilla ka marre qekur u emerua PPP. Te shohim nese do pranoje leksionin e rradhes, apo do kujtohet se edhe duhet te beje detyren ndonjehere!
Nese Valdrini nuk ndjen detyrim t'i shpjegoje 5% qe e votoi, se pse u shpall non grata nga Italia per nje dekade, atehere situata eshte me rende!
Ti mund te kesh shpresa se Arta Marku mund te te shpetoje duke shkelur ligjin, por sado para te kesh bere para debimit, sado para te kesh bere si drejtor i Rames ne hipoteke, e kaluara nuk blihet dot! #IShantazhueshem#FiksPerRilindjen