Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dënuar sulmet e përgjakshme, të ndodhura këtë fundjavë në El Paso dhe Ohio të SHBA.
Nëpërmjet një postimi në tëitter Basha i ka quajtur ato sulme burracake, ndërsa ka shorehur solidaritet me familjet dhe popullin amerikan.
“Jam thellësisht i tronditur nga sulmet burracake dhe humbja e jetëve të pafajshme në El Paso dhe Ohio. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe me të plagosurit. Shqiptarët në të gjithë botën qëndrojnë përkrah miqve tanë amerikanë dhe lutemi për familjet dhe të dashurit e tyre”- shkruan Basha.