Ish-Presidenti i Republikës dhe aktualisht Kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani e ka cilësuar aksionin e ndërmarrë nga Rama për administrimin e vijës bregdetare si një propagandë të shpifur, me qëllim për të mashtruar shqiptarët dhe për tua dhënë bregdetin oligarkëve që blejnë vota për të.
Deklarata vjen pasi kryeministri Rama tha se në shtator, vija bregdetare nuk do të administrohet nga pushteti vendor, por do t’i kalojë shtetit.
‘Deklaratat e Edi Ramës për administrimin e vijës bregdetare një propagandë e shpifur në interes të një kurthi të ri për ti mashtruar shqiptarët dhe për të grabitur pronën më me vlerë të vendit, Bregun e Detit.
Vija bregdetare, Velipoja, Durrësi, Vlora, Saranda kanë 20 vite që janë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës dhe partisë së tij.
Tani, ky kërkon t’ju mbushë mendjen shqiptarëve se do të “vendosë kontrollin e tij mbi abuzimin” !!!!
Mashtrim i paskrupullt në interes të hajdutërisë !
Rregjimi mafioz po pregatitet që me parlamentin monist ta grabisë me gjoja ligj pasurinë e bregut e t’ja fal atë oligarkëve që blejnë votat për rregjimin kusar.
Shqiptarët ti ndalojnë sa më parë kusarët e gjithshkaje.’