Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, duket se do i shkojë deri në fund fjalës së saj, duke mos njohur zgjedhjet dhe kryetarin e ri të bashkisë së dalë prej tyre.
Ajo vijon punën në kryeqendrën e Veriut të vendit, ndërsa poston disa foto në rrjetet sociale ku shihen punimet që po bëhen në një rrugë në Shkodër.
Ademi në postimin e saj shkruan se këto janë punimet në rreguyën “Udhëkryq” në Shkodër, dhe uron qytetarët për këtë rrugë të re.
“Rruga #Udhakryq dhe degëzimet e saj në lagjen 1 në qytet, një investim i domosdoshëm në një lagje të vjetër të Shkodrës. Investimi i Bashkisë Shkodër, me ndikim direkt në standartin e jetës së qindra familjeve qe banojnë në këtë rrugë, por edhe atyre që e shfrytëzojnë atë. Cilësi dhe respektim i projektit të plotë, që nga infrastruktra nëntokësore, ajo mbi tokë dhe sinjalistika. E gëzofshim të gjithë bashkë! Të dielë të qetë për të gjithë!”, shkruan Ademi.
Valdrin Pjetri mori mandatin nga Gjykata e Shkodrës, ndërsa Ademi nga ana e saj ka deklaruar se nuk lëshon zyrën dhe se nuk e njeh atë si kryetar legjitim.
Për më tepër, tani që PD publikoi dokumentin sipas të cilit, Pjetri është persona non grata në shtetin italian ku edhe ka qenë i arrestuar. /Syri.net