“Shqipëria si Koreja e Veriut”, Basha: Asnjë investim i huaj në 6 vjet me Ramën. PD, kontratë besimi me çdo grup interesi

Diel, 04 August 2019 19:55

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e barazoi qeverisjen e Edi Ramës me atë të Koresë së Veriut përsa u përket investimeve të huaja. “Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Rama në Shqipëri në gjashtë vjet. Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë dy vendet pa asnjë investim të ri të huaj në 6 vitet e fundit.”- tha zoti Basha në Gramsh, ku u takua me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike.

Kreu i opozitës argumentoi pse Rama ka ndjekur një politikë armiqësore ndaj investimeve të huaja në këto 6 vjet. “Dy investimet e fundit të huaja janë Devolli dhe TAP, s’ka më investime të tjera. Të dyja janë kontraktuar në kohën e qeverisjes tonë. Nuk ka më asnjë investim të huaj, i ka përzënë. Pse i ka përzënë? Për të mbrojtur klientët e tij Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij.”- tha Basha, duke vënë në dukje se pa investime të huaja, nuk ka as zhvillim, as vende të reja oune, as mirëqenie. “Me investime të huaja ka konkurencë. Po të ketë investime të huaja, nuk shkon dot 15-fish çmimi i autostradës. Po të ketë investime të huaja nuk grabitet dot haptazi në mes të ditës. Investimet e huaja përbëjnë kërcënim për hajdutët dhe sistemin e hajdutërisë që ka ndërtuar Edi Rama.”- u shpreh Basha.

Duke vënë në dukje se Shqipëria nuk paraqiti asnjë projekt infrastrukturor për financim nga Bashkimi Europian në Samitin e Poznanit, Kreu i Opozitës tha se qëllimi i vetëm i kësaj politike ëdjtë grabitja.

Për hajdutin psiqik nuk është prioritet të marrë financime nga projektet europiane. Ai preferon më mirë t’i nxjerrë paratë nga buxheti i taksave tuaja dhe t’i vjedhë me 2, 3, 5, 10 e 15 fish vlerën e preventivit. Në këtë mënyrë ai, familjarët e tij dhe një grusht njerëzish kanë krijuar pasuri marramendëse” - theksoi zoti Basha, i cili u shpreh se kostoja e grabitjes së qeverisë ka rënduar mbi qytetarët shqiptarë, e gjithë kjo kosto ka rënduar mbi qytetarët.

“Kur ka qenë gjendja ekonomike kaq e keqe?! Kur ka qenë papunësia kaq e lartë?! Kur ka qenë kostoja e jetesës kaq e papërballueshme?! Kur kanë paguar shqiptarët çmimin kaq të lartë të energjisë, ndërkohë që të ardhurat e tyre janë më të ulëtat e rajonit dhe çmimet janë më të larta të Europës. “- u shpreh Kryetari i PD, i cili u tregua i vendosur t’i përgjigjet thirrjes së shqiptarëve për ndryshim më 30 Qershor. “Partia Demokratike e Shqipërisë do të lidhë një kontratë besimi me të gjitha grupet e interesit, njësoj si me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, konkrete, të zbatueshme, ku do të detajohen ato që ne marrim përsipër të bëjmë nesër, në qeveri.”-u shpreh lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...