“Vlorën mbrëmë e përgjakën bandat e partisë! Breshëritë u shkëmbyen midis miqve të Llanajve dhe Habilajve!” - Në këtë përfundim ka dalë ish-kryeministri Sali Berisha, pas ngjarjes së rëndë që tronditi dje Vlorën, sulmit me armë në mes të pushuesve, që la pas një të vdekur dhe dy të plagosur.
Një vlonjat, në mesazhin e tij dërguar ish-kryeministrit, shkruan si më poshtë:
Doktor, të uroj shëndet dhe përshëndes.
Miqtë e Llanajve dhe Habilajve qëllojnë në plazhin e vjetër. Personat që përgjakën sot plazhin e vjetër, doktor. Në Vlorë ligjin dhe rendin e bëjnë bandat e lidhura me qeverinë, Policia u bën temena.