Bashkëstudenti fundos kandidatin e Ramës në Shkodër: I përfshirë në trafik droge dhe vjedhje

Hënë, 05 August 2019 20:08

5 ditë nga kërkesë-padia e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, dalin të dhëna të tjera që tregojnë kriminalizimin e kandidatit të PS për bashkinë Shkodër, Valdrin Pjetri.

Sipas asaj që shkruan ish kryeministri Sali Berisha, referuar një studenti që ka qenë në Itali bashkë me Pjetrin, ky i fundit është arrestuar në Firenze, në vitin 2001.

 

“Unë jam një ish student që kam jetuar në Itali gjatë viteve 2001 e 2005. Gjatë kësaj kohe atje erdhën gjoja për të studiuar Valdrin Pjetri dhe djali i Viktor Dodës, Altin Doda, drejtues të sektorit të energjitikës në atë kohë në qeveri.  Ata janë pjesë e grupeve kriminale që vjedhin dhe të përfshirë në trafikun e drogës. Këtë punë ata e kanë bërë që kur ishin studentë”, tregon qytetari..

 

Postimi i plotë i ish kryeministrit Sali Berisha:

Ish bashkëstudenti akuzon Valdrin Pjetrin si trafikant dhe hajdut automjeti!

Ish bashkstudenti akuzon se Valdrini
Eshte arrestuar ne ora 3:00 ne Piazza Puccini ne vitin 2001. 
Ai eshte kapur se bashku me Altinin si ndihmes me droge por edhe me automjet te vjedhur 
Ai eshte perzene si malavit nga Italia per te mos shkelur me aty.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Doktor kam ndjekur polemiken e ketyre ditve per implikimin ne trafik droge te Valdrin Pjetrit.Une jam nji ish student qe kam jetuar ne Itali gjate viteve 2001 e 2005, Gjate kesaj kohe atje erdhen gjoja per te studiuar Valdrin Pjetri dhe djali i Viktor Dodes, Altin Doda drejtues te sektorit te energjitikes ne ate kohe ne qeveri. 
Ata jane pjese e grupeve kriminale qe vjedhin dhe te perfshire ne trafikun e droges. Kete pune ata e kane bere qe kur ishin studente. Ne ate periudhe kjo bande u arrestua ne Firence dhe mori denimin, pavaresisht nderhyrjeve te politikes dhe te parave te droges qe vazhdon edhe sot me fshehe gjurmet ne itali dhe Shqiperi.
Te gjithe ne shkoder, por edhe ne tirane, edhe brenda drejtuesve te larte te partise socialiste e dine kete. 
Valdrini eshte kapur dhe arrestuat ne oren 3 te mengjesit 
Behet fjale per vitet 2001 -2002
Eshte kapur me mjet te vjedhur (flitet motorr i vjedhur) i shoqeruar me Altin Doden, djalin e nje iah ministrit Vitor Doda
Keta kane qene ne kete kohe studente ne Firence. 
Eshte kapur me bime narkotike, droge.
Eshte proceduar nga kuestura e Firences, ne Piazza Puccini.
Flitet qe patur edhe ndalim qendrimi dhe kalimi ne itali.

Kete informacion ia kam drejtuar edhe prokurorise, por meqenese ato nuk po reagojne po jua drejtoj ju per ta bere pubike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...