Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në Facebook i ka bërë dhe një herë apel klasës politike që të zgjidhë krizën, e cila sipas tij zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve.
“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.
Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë🇦🇱 me Bashkimin Europian🇪🇺, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik.
18 tetori po afron!”, shkruan Presidenti Meta.