Fitimet marramendëse të koncensionarëve në shëndetësi, Spahiu ka një pyetje

Tuesday, 06 August 2019 10:20

Ish deputeti i LSI, Përparim Spahiu, duke nxjerrë shifrat se sa sipas tij fitojnë kompanitë koncensionare që japin shërbimet në sistemin shëndetësor në Shqipëri, ngre një pyetje për reflektim dhe kërkon përgjigje se a është më mierë “të risnim buxhetin vjetor për shëndetësinë apo dhënie me konçension privatëve!?” Sipas tij, “311 milion euro për 10 vjet kostot e dhënies me konçension kompanive private”.

POSTIMI I PLOTE I PERPARIM SPAHIUT:

311 milion euro për 10 vjet kostot e dhënies me konçension kompanive private.

2.1 milion euro fitim për 2018-n raporton kompania Sani Servise e cila ofron shërbimin e sterilizimit të instrumentave kirurgjikale (kostot e sterilizimit kalojnë ato të ndërhyrjeve kirurgjikale, nonsens i madh sipas ekspertëve).

731 mijë euro fitime raporton kompania 3P LifeLogistic e cila ofron shërbimin e Check-Up. Kontratë që do të zgjasë 10 vjet ku taksapaguesit do ti paguajnë 54 milion euro edhe nëse nuk bëhet asnjë analizë.

Kompania DiaVita, e cila ofron shërbimin e dializës realizoi 381 mijë euro fitime vitin e kaluar.

Un kisha vetëm një pyetje, për ekspertë, por dhe jo, të financave.

Meqenëse sektori i shëndetësisë, historikisht ka qenë i nënfinancuar në Shqipëri, duke u vërtitur në mes 2-2.5% të PBB-së, më mirë risnim buxhetin vjetor për shëndetësinë apo dhënie me konçension privatëve!?

Vetëm një analizë e tillë e kostove me përfitimet do e sqaronte situatën, kaq kërkohet!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...