Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili denoncon arsyen që sipas tij është bllokuar nga qeveria kompleksi “Taivani”
Postimi i plotë
“Një mega-aferë e re korrupsioni!
"Përshëndetje Doktor!
Uroj të jeni mirë me shëndet.
Doja t’ju informoja për një situatë tepër absurde dhe korruptive në Tatime, ministri të Financave dhe të vet kryeministrit.
Lidhur me bllokimin e biznesit të Taivanit të Besos...!
Ju informoj se Beso i ka detyrim shtetit 30 milionë euro, vetëm për menaxhimin e Fabrikës së Përpunimit të Naftës në Ballsh dhe kjo vetëm nga vetëdeklarimi në sistemin tatimor sipas regjistrit elektronik.
Drejtori i Tatimeve që iku, u shkarkua sepse guxoi të kërkonte që të merrte madje dhe me gjobë të madhe e të merituar, detyrimin që Beso i ka shtetit dhe për këtë ai mori urdhrin e shkarkimit.
Kështu qeveria nga frika se ish-drejtori do të flasë dhe do t’i denoncojë për shkarkimin e tij për tentativën që nisi për të detyruar Beson të paguante 30 milionë euro detyrime ndaj shtetit dhe për të bërë zhurmë se ne “ndëshkojmë” edhe mikun tonë, Beson e Taivanit..!
I bllokojnë biznesin në Tiranë dhe nuk i kërkojnë shlyerjen e detyrimeve prej 30 milionë euro që si ka, ndaj Tatimeve!
Kësaj i thone: Bllokohet kafja 1000 lekshe dhe lejohet administrimi i pasurisë më fitimprurëse në ekonominë shqiptare....!"