Instituti Ndërkombëtar për Studime Ballkanik dhe të Lindjes së Mesme (IFIMES) me qendër në Ljubjana të Sllovenisë, ka analizuar situatën aktuale politike në Kosovë, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe marrjen në pyetje nga Dhoma e Posaçme për Kosovën dhe Prokuroria e Posaçme (KSC-SPO) në Hagë.
Një seksion i këtij shkrimi i është kushtuar edhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në analizë cilësohet si simboli i oktapodit politiko-kriminal që mbështet nga regjimi i Ramës ‘i cili ka ngritur një perandori krimi në vend me rrënjë të thella ndërkombëtare dhe që shpesh përdor Kosovën si hapësirë për shtrirjen e tentakulave në rajon.’
Zgjedhjet e parakohshme, shansi i madh për dekriminalizimin e Kosovës
Instituti Ndërkombëtar për Studime Ballkanik dhe të Lindjes së Mesme (IFIMES) me qendër në Ljubjana të Sllovenisë, ka nalizuar situatën aktuale politike në Kosovë, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe marrjen në pyetje nga Dhoma e Posaçme për Kosovën dhe Prokuroria e Posaçme (KSC-SPO) në Hagë. Më poshtë janë pjesët më interesante nga analiza tërësore e titulluar “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare: Një shans i ri për dekriminalizimin e Kosovës?”
Kosova ka hyrë në krizë të thellë politike që kur qeveria në detyrë u formua, në shtator 2017. Qeveria e Ramush Haradinajt formohet nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kadri Veselit, Nisma për Kosovën e udhëhequr nga Fatmir Limaj dhe Aleanca për Kosovën e Re, e udhëhequr nga Behgjet Pacolli, me përkrahjen e Listës Serbe dhe deputetë nga komunitete pakicash në Kosovë. Është spekuluar se formimi i koalicion it u bë me shitje e blerje votash.
Qytetarët kosovarë janë kryesisht të pakënaqur për faktin që kryeministri është një person me shumë barra nga e kaluar dhe partia e të cilit, AAK, mban vetëm 10 nga 120 vende në parlament, ndërsa zëvendësi i tij dhe ministri i jashtëm Pacolli me AKR ka vetëm dy vende.
Pavarësisht rivalitetit tradicional midis Haradinajt (AAK) dhe Hashim Thaçit (LDK) dy palët u bashkuan në koalicion me synimin kryesor të parandalimit të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të formonin qeverinë, në të cilën Kurti, që mori më shumë vota midis kandidatëve për kryeministër, do të ishte shefi.
Dhoma e Posaçme dhe Prokuria e Posaçme, çelsi për të ardhmen e Kosovës
KSC-SPO me qendër në Hagë është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës. Ajo ka juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera që lidhen me raportin e vitit 2011 të Këshillit të Evropës.
Raporti deklaronte se ato krime janë kryer midis 1998 e 2000 nga anëtarë të UÇK-së. Dhoma ka juridiksion për krimet e kryera në Kosovë në periudhën 1 janar 1998 - 31 dhjetor 2000. Megjithëse është pjesë e juridiksionit të Kosovës, Dhoma financohet nga BE dhe me staf ndërkombëtar gjyqtarësh, prokurorësh e personeli tjetër i nevojshëm.
Një nga arsyet e vendosjes në Hagë në vend të Kosovës ishte parandalimi i rrezikut të intimidimit të dëshmitarëve pasi “kjo është një çështje me ndjeshmëri në Kosovë. Të dyshuar të mundshëm mund të shihen nga seksione të shoqërisë kosovare si luftëtarë të lirisë dhe dëshmitarët mund të ndihen të kërcënuar në Kosovë”, siç shpjegonte më 2016 qeveria holandeze.
Pyetja është pse nuk është bërë ende asnjë padi në Dhomë?
Analistët besojnë se duke kryer detyrat e saj, Dhoma do të zgjidhte shumç çështje e do të niste të ashtuquajturin dialogun e Brukselit midis Beogradit e Prishtinës, i cili tani ka ngecur në vend. Fakti është që BE e ka humbur kontrollin mbi këtë proces. Duhet një qasje e re dhe ide e re për zhvillimin e dialogut. Shtrohet pyetja nëse qarqe të caktuara ndërkombëtare janë kaq të korruptuara saqë e bllokojnë punën e Dhomës, e cila do të gjykojë disa nga politikanët kryesorë në Kosovë, përfshirë Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Parlamentit Kadri Veseli, Kryeministrin Ramush Haradinaj e shumë zyrtarë të tjerë të lartë. Duke vonuar nisjen e punës së Dhomës, ata në të vërtetë minojnë të ardhmen e Kosovës dhe lëvizjen pa viza të qytetarëve kosovarë.
Haradinaj përdori të drejtën e heshjtes para KSC-SPO
Më 19 korrik 2019, Ramush Haradinaj njoftoi dorëheqjen si kryeministër pas thirrjes për t’u pyetur si i dyshuar nga KSC-SPO në Hagë. Ai tha se dha dorëheqjen me qëllim që të mbronte Kosovën. Marrja në pyetje u zhvillua në Hagë më 24 korrik 2019. Ndryshe nga deklaratat e përsëritura se do të mbronte gjithmonë Kosovën, ai pranoi këshillën e avokatëve për të mos iu përgjigjur asnjë pyetjeje në seancë, çka do të thotë se ai mbrojti më tepër veten se Kosovën dhe UÇK-në.
Sipas ligjit, i dyshuari gëzon të drejtën të informohet se ka arsye të besohet se ai apo ajo ka kryer një krim brenda juridiksionit të Dhomës së Posaçme, si dhe të drejtën për të heshtur. Kjo heshtje nuk merret në konsideratë në vendimin për fajësi apo pafajësi.
Dorëheqja e Haradinajt nuk është gjë tjetër veçse manipulim, pasi është e qartë që ai është marrë në pyetje për aktvitetin e tij personal dhe qeveria e shteti i Kosovës nuk janë të dyshuar në këtë çështje. Ai është i ndërgjegjshëm për këtë, pasi është gjykuar dy herë nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në Ish-Jugosllavi në Hagë dhe është liruar nga akuzat në të dy rastet. Megjithatë, lirimi ishte për shkak të mungesë së fakteve ose dëshmitarëve kyç, të cilët janë vrarë në rrethana të paqarta gjatë procesit.
Me dëshirën për të mbetur kryeministër, Haradinaj iu drejtua edhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të sqaruar situatën e krijuar nga dorëheqja e tij. Ai po përpiqet të ligjërojë pozicionin e kryeministrit teknik e kështu të sigurojë mungësinë e përdorimit të fondeve publike për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme të parakohshme. KQZ i Kosovës ka vetëm nëntë anëtarë nga 11, pasi dy mungojnë.
Haradinaj kundërshtoi fort marrëveshjen e demarkacionit të kufijve me Malin e Zi kur ishte në opozitë dhe votoi pro saj kur erdhi në pushtet.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është një parti e vogël që mund të forcojë pozitat vetëm përmes skandaleve e gabimeve të PDK-së. Kjo është arsyeja pse qeveria imponoi tarifën doganore 100% mbi importet nga Serbia e Bosnja. Çdo qeveri duhet të ndjekë rregullat evropiane e të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare që ka nënshkruar. Tarifa e re është një dhunim i hapur i Marrëveshjes Evropianoqendrore për Tregtinë e Lirë (CEFTA).
Hashim Thaçi – simboli i oktapodit politiko-kriminal
Ndërsa Ramush Haradinaj mban pozitat operacionale më të forta në Kosovë si kryeministër i saj, Hashim Thaçi përfaqëson simbolin e një oktapodi politiko-kriminal. Pushteti i Thaçit është fuqizuar më shumë nga aleanca me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe regjimin e tij, i cili ka ngritur një perandori krimi në vend me rrënjë të thella ndërkombëtare dhe që shpesh përdor Kosovën si hapësirë për shtrirjen e tentakulave në rajon.
Pushteti i Hashim Thaçit e klanit të tij karakterizohet nga nepotizmi, intimidimi i qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë, presioni mbi median, shantazhet, krimi, mungesa e transparencës dhe korrupsioni në çdo sferë të shoqërisë së Kosovës. Një trend veçanërisht shqetësues është emigracioni masiv i brezit të ri dhe i popullsisë së aftë për punë. Krimi i organizuar dhe korrupsioni përbëjnë një kërcënim serioz për shoqërinë e Kosovës. Qeveria në detyrë e ka rënduar më tepër krizën dhe ka rritur pakënaqësinë e qytetarëve.
Sipas indeksit të korrupsionit më 2018 nga Transparency International, Kosova është në vendin e 93-të nga 180 vende të vëzhguara për korrupsion, duke mbajtur të njëjtin vend si Guajana, Gambia, Mongolia dhe Panamaja.
Sipas vlerësimit të bërë nga Reporterë pa Kufij për lirinë e medias, Kosova mban vendin e 75 nga 180 vende dhe iu përket vendeve me media pjesërisht të lirë.
Analistët kanë vlerësuar se pakënaqësia me qeverinë e Kosovës është e pranishme jo vetëm midis shqiptarëve por edhe te pakicat etnike, duke pasur parasysh që qeveria nuk ka bërë sa duhet për të luftuar krimin e organizuar e korrupsionin, për të përmirësuar standardin e jetesës dhe sigurinë, për të rritur punësimin, të tërheqë investimetë huaj, të përmirësojë respektimin e të drejtave themelore të njeriut e për të çliruar median, e cila ende kontrollohet nga qeveria, partitë dhe manjatët. Qeveria nuk e ka ndryshuar qasjen për të zhvilluar programe efektive punësimi, modifikuar politikën e investimeve ekonomike dhe për im[lementimin e sistemit të drejtësisë e shtetit ligjor, për të cilat aktualisht përdoren vetëm 1% e GDP.
Perëndimi e sakrifikoi demokracinë në Kosovë
Nëntë muaj më parë, Prishtina imponoi tarifat mbi produktet serbe e boshnjake, një shkelje e hapur e CEFTA-s. Megjithatë, BE nuk mori masa serioze. Nuk ishte rasti i vetëm që BE tregoi mungesë vendosmërie dhe kredibiliteti. Për shembull, më 2013, qeveritë e Serbisë e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit nën patronazhin e BE. Pavarësisht dështimit të plotë në zbatimit e Marrëveshjes, BE ende heziton të ndërmarrë ndonjë aksion.
KSC-SPO u krijuan më 2015, por nisën punën vetëm në korrik 2017. Pse nuk është ngritur ende ndonjë padì?
Ndonëse Kosova ka administratën e vet të drejtësisë, misioni ndërkombëtar i BE i quajtur Eulex është prezent në vend me synim të ndihmojë autoritetet kosovare në vendosjen e shtetit ligjor. Megjithatë, ky mision i madh i BE ka rezultuar fiasko totale.
E gjitha kjo vë në pikëpyetje besueshmërinë e BE.
Sipas analistëve, sjellja e BE nuk ësht surprizë. Në Kosovë ka shumë të mëdha parash të pista, përdorur ndër të tjera përmes rrjetit të gjerë të korrupsionit për të korruptuar zyrtarët ndërkombëtarë dhe përfaqësuesit e disa vende të fuqishme. Kjo konfirmohet nga fakti që shumë nga marrëveshjet e nënshkruara nuk janë zbatuar kurrë dhe as nuk do të zbatohen ndonjëherë.
Zyra Evropiane Anti-Mashtrim (OLAF) duhet të hetojë aktivitetet e Delegacioneve të BE në Kosovë e Rajon, pasi ka dyshim të arsyeshëm se janë të përfshirë në krime, korrupsion dhe shpenzime ilegale të parave të taksapaguesve evropianë, çka dëmton direkt BE dhe qytetarët e tij dhe minon besimin te BE si dhe përkrahjen e përgjithshme të anëtarsisë së Unionit. Paradoksalisht, misioni i BE (Eulex) në Kosovë duhet të ndihmojë në vendosjen e ligjit, ndërsa në realitet e minon atë.
Analistët besojnë se Perëndimi e ka sakrifikuar demokracinë në Kosovë në kurriz të paqes së rreme dhe stabilitetit, sepse ka formuar lidhje me strukturat e korruptuara politiko-kriminale në vend që të ndërtojë marrëdhënie partneriteti me qytetarët e Kosovës.
Zgjedhje të parakohshme të paevitueshme
A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Situata në skenën politike dhe orientimi i qytetarëve janë në favor të Vetëvendosjes, e cila ka epërsi të lehtë karshi LDK-së, ndërsa PDK dhe AAK konkurrojnë për vendin e tretë. Lojtari i pestë që mund të hyjë në parlament është Nisma. Partitë e tjera janë aktualisht poshtë pragut parlamentar 5%. Përfaqësuesve të pakicave etnike iu janë dhënë 20 vende nga 120 gjithsej. Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, sondazhet publike përsëri tregojnë se Albin Kurti gëzon mbështetjen më të lartë si kandidat për kryeministër. Megjithatë, ekziston ende rreziku që zgjedhjet e parakohshme të mos bëhen, pasi dy partitë kryesore në qeveri (PDK dhe AAK) do të ishin humbëset e tyre.
Analistët kanë vënë në dukje se rrethanat aktuale në Kosovë janë të dëmshme për interesat e vendit dhe se zgjedhjet e parakohshme me shumë gjasa do të zgjidhnin situatën e komplikuar ekzistuese e do të sillnin një qeveri të re legjitime që do të ishte gati për përballimin e sfidave të luftës kundër krimit e korrupsionit, për të siguruar zhvillim ekonomik dhe parandaluar emigrimin masiv, sidomos midis të rinjve.
Prandaj, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe formimi i koalicionit të ri qeveritar mund të përfaqësojë një shans të ri për dekriminalizimin e Kosovës, i cili është procesi kyç për ekzistencën dhe të ardhmen e vendit.