Është pjesa e tretë e dokumentarit italian të Rai3 ‘Narcotica’.
Bëhet fjalë për trafikun e drogës, rolin e Shqipërisë dhe qeverisë së saj të drejtuar nga Edi Rama.
Né këtë pjesë të tretë do të flitet për Shqipërinë, vendin e mbjellë me kanabis.
Prokurori i antimafias Nicola Gratteri tregon për Rai3 se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis.
‘Vetëm në një goditje kemi kapur 9 ton kanabis në Otranto’, tregon Gratteri, citon SYRI.net.
Por sipas tij, grupet kriminale shqiptare janë forcuar shumë.
‘Me kanabisin, shqiptarët sjellin në Itali edhe kokainën. Drogën e fortë shqiptarët shkojnë dhe e marrin vetë në Amerikën Latine’, tregon prokurori i antimafias, duke folur për dokumentarin ‘Narcotica’.
Me kanabisin, shqiptarët sjellin në Itali edhe kokainën. Drogën e fortë shqiptarët shkojnë dhe e marrin vetë në Amerikën Latine’, tregon prokurori i antimafias, duke folur për dokumentarin ‘Narcotica’.
Ky dokumentar që do të tregojë me dëshmi lidhjet krim-qeveri në Shqipëri, do të transmetohet mbrëmjen e së mërkurës në orën 23:20 minuta në Rai3.