Ngas Sali Berisha
Miq, pas 30 qershorit ne kulmin e sezonit turistik, sistem zinxhir i papare gjobash te shumellojta nga narkopolice, narkozyrtare, narkotatimore, narkoinspektore pune e ndertimi, horra te çdo lloji falimentojne çdo dite dhjetra e dhjetra biznese.
Lexoni pershkrimin trondites nga biznesmeni dixhital te kesaj veprimtarie kriminale mafioze te narkoshtetit ndaj biznesit ne Durres.
sb
Doktor , ju pershendes !
Me poshte ju paraqes post 30 Qershorin ne Durres , goditjen ndaj bizneseve dhe qytetareve cdo dite ne pikun e sezonit , nese mundeni shperndajeni , si Durresi eshte gjithe Shqiperia !
- Policia Rrugore ne nje aksion te paprecedent ndaj drejtuesve te mjeteve , kryesisht ndaj furgonave qe furnizojne bizneset me produkte te ndryshme , duke iu vendosur ‘’gjobe paralajmeruese’’ 3.000 leke te reja per ‘’mungese te lejes per hyrje ne zonen e Plazhit’’ qe ne rast perseritjeje mund te coje deri ne bllokimin e mjetit !
Ne momentin kur drejtohesh prane Bashkise per marrjen e lejes , fillon pjesa me argetuese :
- Zonja punonjese nuk ndodhet aty , vjen dhe largohet kur deshiron , nuk ka asnje mundesi kontakti me te !
- Roja i zyres se zonjes ne fjale shprehet se edhe kur vjen rri pak ne zyre dhe pa leke nen dore nuk e vendos ujin ne zjarr !
- Procedura totale kushton rreth 35.000 leke te reja.
P.S Furnizimet ne zonen e Plazhit te Durresit lejohen nga ora 23:00 deri ne 06:00 , me thoni pak sa efektive mund te jene bizneset ne kete fashe orare dhe sa biznese pranojne te furnizohen ne te tilla orare ?! Pasi nga ora 06:00-23:00 policet vdesin te fshihen hijeve e te ngrejne tabelen ndaj cdo mjeti transporti qe kalon.
- Te famshmit ‘’tatimore’’ bashke me ‘’Fushaten ndaj Informalitetit’’ jane bere gjobevenesit e perditshem te bizneseve , pa bere ende ‘’sefte’’ , ne dere gjen 2/3 djem te veshur me kemishe e me dosje nen krah , me nje liste emerore te percaktuar te subjekteve ku do te shkojne te bejne ‘’goditjen e rradhes’’ . Secili prej tyre pyet si ne hetuesi , hyjne ne cdo cep e vrime te mundshme te cdo subjekti vetem e vetem qe te justifikojne diten e ne fund plotesojne nje proces-verbal bashke me ‘’konstatimet e tyre’’ ! E them ne thonjeza sepse nese zoteruesi i subjektit i trajton ne menyren e duhur dhe iu mbush xhepin , proces-verbali del me te dhena mjaft pozitive dhe kamikazet largohen me shume miresjellje , ne rastin e kundert , fatkeqet qe nuk mund te paguajne pagen shtese te ketyre zhvatesve me uniforme dhe badge shteteror , iu shenohet emri ne listen e zeze !
- Ne qytetin tone po ashtu operon edhe ‘’Inspektoriati i Punes’’ qe vjen si nje nenstrukture e ‘’Hetimit Tatimor’’ , jane edhe ata per t’u paguar , me pak se te siperpermendurit por serish eshte nje shpenzim qe cdo biznes e llogarit ne bilancin mujor si nje ‘’shpenzim operativ’’ , pagesa qe ata pranojne eshte Skenderbeu X2 e me siper ( 10.000 leke te reja ) !
- Mos te leme pa permendur dhe strukturen e zgjuar nga gjumi letargjik , AKU , qe po ben sikur gjoja funksionon , duke vendosur shirita vend e pa vend per t’i bere presion bizneseve , por po ashtu nje rol kyc ne te gjithe procesin luan dhe Policia Bashkiake qe tashme eshte stacionuar ne tregun e fruta-perimeve e kudo tjeter ku ka shites ambulante per t’ju hequr buken e gojes , per t’i fundosur e per te mos i lene te punojne nje pune te ndershme e me djersen e ballit ata njerez te gjore e pa perkrahje !
- Shto ketu dhe te ‘’rilinduren’’ IKMT qe ne Durres funksionon si te jete ‘’ent publik’’ , vetefinancohet nga gjobat ndaj bizneseve , kryesisht ne zonen e Plazhit , gjahu i duhur ne kete pike sezoni !
Jam kunder informalitetit dhe totalisht pro nje fushate serioze per ta ulur nivelin e tij , por nuk jam pro gjobevenies , grabitjes , terrorit e presionit ndaj bizneseve !
Jam i bindur se bizneset te ashtuquajtura ‘’informale’’ , nese do kishin mundesite ekonomike te paguanin taksat stratosferike , nuk do kishin asnje arsye per te fshehur e mosdeklaruar te ardhurat , por pikerisht se biznesi , ekonomia , fuqia blerese jane ne pike kritike , cdokush qe zoteron nje biznes detyrohet te perdore te tilla manovra per te kursyer sadopak e per te dale 0-0 ne fund te muajit !
Ndeshkimi duhet te filloje nga lart - poshte , jo e anasjellta , fillimisht t’i jepet biznesit vemendja e duhur e te mbajne pergjegjesi per kete derexhe te krijuar ku bizneset nuk e ngrejne me koken , e me pas te flasin per ‘’fushata’’ e per ‘’modele qeverisjeje’’ !
Biznesi sot eshte i zhytur ne borxhe e kredi bankare , nuk quhen biznese vetem klientet e qeverise dhe kompanite qe qarkullojne miliona leke ne vit , le t’ju jepet dora te vegjelve per te synuar drejt zgjerimit te tyre , rimekembja ekonomike nuk fillon duke pasuruar me tej te pasurit e duke iu marre shpirtin te varferve e duke zhdukur shtresen e mesme !