(Nga fjala e Kryetarit të PD, Lulzim Basha në Divjakë.)
Ne na bën bashkë aspirata për ndryshim, aspirata për Europën. Ata i bën bashkë paraja, aspirata për karrigen!
Ndërkohë që shqiptarët nuk kanë bukë të hanë, Hajduti harxhon para për qejfe dhe luks. 2,7 miliard lekë janë harxhuar vetëm për udhëtime, hotele dhe gostira qeveritare. Ndërsa, fermerët nuk marrin asnjë subvencion dhe prodhimet e tyre kalben, papunësia është e lartë dhe falimentimi është shtrirë kudo.
Shqiptarët e kërkojnë ndryshimin, sepse gjendja ekonomike nuk ka qenë kaq e rëndë në dy dekada. Kjo ndodh sepse prej gjashtë vitesh Hajduti Rama ka vetëm një projekt, vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëve, të taksave dhe pasurive publike të vendit. Oligarkia, monopolet dhe klientët e tij e kanë shkatërruar tregun.
Rikthimi i besimit tek opozita me betejën e saj për zgjedhjet e lira e të ndershme është arritja kryesore e PD dhe e aleatëve. Ne i kemi sakrifikuar të gjitha privilegjet tona dhe jemi rreshtuar në krah të njerëzve në betejën për të pasur një qeveri nga njerëzit, për njerëzit dhe një Shqipëri si Europa!