DHERMI 2019-1
në dhërmiun e bekuar
vjen dynjaja për t’pushuar
si cdo verë dhe kët’ herë
cuditesh se c’vjen kjo erë
mbi “ lucjanon “ kur kalon
qelbur, ndyrë kundërbon
t’mbysin plehnat, të çan miza
a dilet vallë nga kriza?
po duket një zgjidhje ka
me tepsi për bakllava
me kazan’ e me kusi
e sjell një pushues i ri
merre qet’ avash- avash
erdh’ km-ja mu në plazh
2-3 dit’ u përgatitën
gjith’ ambjentin llammburitën
si rrufe plehrat larguan
nuk e di në paguan
apo ishin vullnetarë
karriera në vend të parë
me fshesa e me kaci
der’ me der’ e shpi’ më shpi’
dhe me llapë u lëshuan
dritë e benë, e pastruan
shumë nga kjo ti përfiton
fal’ njeriut me timon
diellin teksa perëndon
po të dojë ... e ndalon
e tërheq me një litar
shtrëngohet në vend të par’
nga pas soji - sorollopi
qē me p....a dot s’i ngopi
po ky deti vallë c’ pati
pse shpërtheu nga inati?
dallga ngrihet sa një mal
c ka kështu pse nuk ja fal?
un’ jam deti që s rri urt’
se me keni mbush me m..
vu.. derdhni te mu’ kanalet
nuk e di si mund të falet
“vetëm se të kemi xhan
po dhe ty të bëjm’ kurban
të thajme, të pijm’ me llulla
e të mbushim plooooot me kulla
po të duam ne e shembim
të mos ketë më “ dhërmi”
ndërtojnë teater t’ri
gjith’ bota ta ket’ zili
më të mirin në europë
ppp mbi këtë tokë
enrin ia gjejmë më von’
kot s’më thonë lalagjon😜
DHERMI 2019-2
prap’ pushimet në dhërmi
po në të njëjtën shtëpi
porse ka vec një ndryshim
reflektuar mu në cmim:
-“rrit’ 10 euro për cdo nat’
dhom’ më dhom’, e kat me kat”
ta përplasin në surrat
bishtin n’shal’ e rri rehat
-“pse u rrit, cfarë ndryshoj’
lyer s ke as me një boj’
çarçafët më zi se vjet
sikur s ka shumë lezet”
-“si more nuk ka ndryshuar
lungomarja e bekuar
me gurje që është shtruar
vlerën plazhit ja ka shtuar”
-“c’ lidhje ka me dhomën kjo
ndalu pak e ma trego
nëse plazhit iu rrit vlera
un’ paguaj lek’ të tjera
shezllongu dhe restoranti
rrit më shum’ se kaburanti
lungomarja -taksat tona
sikur ta ka falur nona”
-“do paguash mendjen time
që punon vec për ndryshime
po c’ e do edhe ket’ verë
s vura dot kondicionerë”
-“kondicion që nuk e kam
c ta paguaj mor, aman ?
nuk ke as ventilatorë
ngelem me erashk’ ne dorë”
-“do te rysh brenda tani
se s kam koh’ për shoqëri
do të shkoj avash-avash
te ujis një dor’ hashash”😜
(ps: cdo ngjashmëri ngjarje reale, ështe pjellë e imagjinatēs😜)