‘Fokus ngritja e Gjykatës Kushtetuese’/ Këshilltari i Metës: Zgjedhjet më 13 tetor, të mundshme

E mërkurë, 07 August 2019 21:27

Një ditë pasi Agron Duka tha se në 13 tetor nuk do të ketë zgjedhje, këshilltari i Presidentit Meta, Bledar Dervishi tha nga studio e Ora Neës, se kjo datë është e realizueshme.

Dervishi e konsideroi deklaratën e Agron Dukës, politike, duke mos pranuar të bëjë shumë komente.

‘Dekreti për 13 tetorin është në fuqi dhe i zbatueshëm për të gjithë. Pozitën ligjore të dekreteve, e kemi sqaruar që e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese. Ato janë akte në fuqi. Data 13 tetor është ditë zgjedhjesh për pushtetin vendor, e caktuar me një akt që është në fuqi. Kanë ndodhur zhvillimet politike, disa forca kanë paraqitur kërkesën për regjistrim. KQZ ka shfaqur vullnetin për të mos u mbledhur. Ky është një proces ligjor që tashmë i takon forcave politike. Ne besojmë se 13 tetori është datë zgjedhjesh e mundshme për tu realizuar. Sot jemi të fokusuar që Gjykata Kushtetuese të ngrihet sa më shpejt, sepse sot ajo nuk është funksionale.

 

Në rast se nuk do të mbahen zgjedhjet, cili do të jetë pozicioni i Presidentit Meta?

Bledar Dervishi: Pyetja është e drejtpërdrejtë dhe përgjigjja do të jetë po e tillë, ju pyetët për pozicionin e Presidentit të Republikës, lejojani vetes tja bëni këtë pyetje Presidentit të Republikës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...