Braimllari rrëzon “përçarjet” brenda opozitës: PD-LSI në një fryme

E Enjte, 08 August 2019 11:57

Situata politike në Shqipëri ka pësuar një ngërç të madh politik, duke sjellë përplasje madhore midis mazhorancës dhe opozitës. Aleattët e PD vetëm pak ditë më parë dorëzuan kërkesën  për regjistrimm në KQZ për zgjedhjet e dekretuara nga presidenti Meta. Partia demokratike refuzoi të regjistrohej në keto zgjedhje , duke njohur dekretin e Presidentit, por duke mos hequr dorë nga kërkesat e saj për largimin e Ramës nga posti i kryeministrit dhe dënimin e atyre që vodhën votat në zgjedhjet e 2015-ës dhe 2017-ës. Pas këtij vendimi të PD u hodhën dyshimet për një përçarje të PD-LSI  Në një intervistë për gazetën “Standard” sekretari i përgjithshëm Endri Braimllari deklaroi se nuk ka asnjë përçarje në opozitë, duke theksuar se “ne jemi në një fryme”. Sipas tij i vetmi që kërkon të shkatrrojë e të përçajë është Edi Rama. Gjithashtu Braimllari  është përgjigjur dhe për çështje të tjera të aktualitetit politik dhe aksionin e ardhshëm të opozitës.

1-S i do ta cilësonit faktin e mosmbledhjes së  KQZ-se për dt 13 tetor ? Ku  disa ditë me parë anëtarët  refuzuan  të jenë të pranishëm duke  cilësuar  dekretin e Presidentit si të pavlefshëm?

Është shumë e qartë që KQZ vepron në mënyrë politike. 4 drejtuesit e Rilindjes në komisionin qendror  janë kamikazët e Edi Ramës veprojnë me porosi të tij  janë në të njëjtën linjë veprimi si për 30 qershor. Me sa duket të katër kamikazët e Edi Ramës kanë marrë edhe përgjegjësi mbi supe  sepse përgjegjësitë ligjore për mosveprimin mbi dekretin e presidentit do të rëndojnë drejtpërdrejt mbi 4 drejtuesit e Rilindjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjes. Nuk ka asnjë të drejtë KQZ të vendosë mbi dekretin e presidentit. Dekreti i presidentit të republikës është i zbatueshëm për të gjithë. Edhe Gjykata Kushtetuese ajo e cila e vendos mbi vlefshmërinë e dekretit të Presidentit të Republikës. KQZ duhet të zbatojë dekretin , duhet të kishin nisur procedurat për zgjedhje në 13 tetor që janë zgjedhje të pushtetit vendor dhe që tani më janë të respektuar nga të gjithë palët dhe duhet të zbatohen dhe të nisin procedurat. Në këtë mënyrë KQZ ka vepruar si një strukturë politike e Edi Ramës e cila të mbajë vetë përgjegjësitë ligjore dhe penale që rëndojnë drejtpërdrejt. Me këtë veprim të katër drejtuesit e KQZ-së i kanë thënë burgut hapu sepse akuzat e para që do të rëndojnë mbi të ka të bëjë kryesisht mbi pengimin e proceseve e partive politike për tu regjistruar në zgjedhje por dhe nga ana tjetër me shkatërrimin e sistemit demokratik. Ato po veprojnë në linjën e Edi Ramës në shkatërrimin e demokracisë dhe në  instalimin e monizmit në vend. Pra janë në të njëjtën linjë të vazhdimësisë së 30 qershorit . Në 30 qershor nuk patëm zgjedhje ,nuk kishte alternativa qeverisje, kishte vetëm votime brenda partisë socialiste dhe ishin votime moniste, në të njejtën mënyrë  po vazhdon dhe KZQ me katër përfaqësuesit politik të Edi Ramës.

2- A ka një qëndrim të dyanshëm të opozitës së bashkuar? Për vete faktin se partitë e opozitës dorëzuan kërkesën për regjistrim ndërsa PD nuk e bëri këtë gjë duke pohuar se e njihte dekretin e presidentit por theksoi se kërkesat e tij nuk janë plotësuar si largimi i kryeministrit dhe burgosja e vjedhësve te votave…

E para duhet të them që 13 tetori është një ditë kushtetuese e shpalluar me dekret të presidentit të Republikës. 13 tetori është i zbatueshëm nga të gjithë palët sepse është një pikë e ligjshme e zgjedhjeve të pushtetit vendore në vend. LSI dhe dy partitë opozitare kanë vendosur të regjistrohen në zgjedhjet  13 tetorit, nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që LSI apo dhe dy partitë e tjera opozitare janë të përçara përsa i përket bashkimit opozitar. Ne jemi në një frymë i vetmi që sot të kërkon të shkatërrojë vendin, të shkatërrojë demokracinë është Edi Rama dhe katër kamikazët e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku duhet të mbajnë përgjegjësitë penale mbi këtë veprim që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

3-  Ndërkohë mazhoranca ka vazhduar tentativën e saj për të shkarkuar presidentin ndërsa vetëm dje kanë mbërritur anëtarët e komisionit të venecias që janë thirrur nga PS për të gjykuar vlefshmërinë e thirrjes tyre, Si e gjykoni këtë çështje dhe cili do te jetë përfundimi i saj , sipas mendimit tuaj ?

Është e turpshme sesi pjestarë të mazhorancës të cilët kapen me daljen e përgjmeve të Prokurorisë Shqiptare, siç është Ulsi Manja, i cili drejton komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit  të Republikës. Ulsi Manja është i kapur në përgjimet zyrtare, sot ai duhet të ishtë nën hetim nga Prokuroria dhe minimumi dhet të ishte nën masen e arrestit. Nuk mundet Ulsi Manja të drejtojë një komision për sharkimin, aq më tepër për shkarkimin e Presidentit të Republikës, ku është vetë nën hetim. Ai është i kapur si shkelës i ligjit. Ulsi Manja del në përgjimet zyrtare, ku i ofron shefit të policisë të qarkut të Dibrës rritjen në detyrë për të darë para me njëri tjetrin sepse ky shef policie, kishte dhënë kontributin për një person. E kuptojnë shumë mirë shqiptarët në çfarë situate është vendi, ku pjestarë të rilindjes, drejtues të komisionit dhe të tjerë të komisonit hetimor janë të përfshirë drejtpërdrejtë në përgjimet  e shkejes së ligjit, dhe nuk janë vënë nën hetim nga Prokuroria Shqiptare. Sot në burg duhet të ishtë Ulsi Manja, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro, Talant Balla dhe një sërë përfaqësuesisht të tjerë të rilindjes. Nuk ka të drejtë morale ky komision të kërkojë shkarkimin e Presidentiti, pasi ky komison është i inkriminuar.

 4-Ndërkohe përveç kundërshtimeve që janë hasur  në disa bashki të vendit kryebashkialët  e zgjedhur ne votimet e 30 qershorit  kane nisur në mënyra të ndryshme  të uzurpojne vendit. Në këto kushte kur PS ka në dore dhe pushtetin legjislativ, dhe atë  vendor , çfarë vendimesh do të marrë opozita ,  cfarë pritet të ndodhë në Shtator?

Ajo që kemi parë në këto ditë, kemi parë një  uzurpim te institucioneve nga ana e Edi Ramës, pra Edi Rama uzurpon, shkatërron institucionet me kaçavida, me trapan ne duar, kryetar të bashkisë të Rilindjes te dalë nga një proces zgjedhor farse dhe monist që përfaqësojnë vete votimet shkojnë dhunojnë institucionet në kundërshtim me ligjin. Pra Edi Rama është i pari person në këtë vend i cili nuk e respekton ligjin, nuk e respekton kushtetutën dhe vonon institucionet. Për Edi Ramen dhe të gjithë ato që kanë dhunuar institucionet e këtij vendi, duke shkatërruar dyert e bashkisë dhe duke zaptuar institucionet më të rëndësishme  vendor,  me 30 qershor nuk pati zgjedhje, pati votime të rilindjes. Më 30 qershor pati votime moniste, këshillat bashkiak të dalë nga ky proces fars nuk përfaqesojnë interesin e qytetarëve përfaqësojnë vetëm 6% të pjesmarrjes në votime , janë 6% të pjesëmarrjes. Atë ç’ka vërtetë kanë nevoje qytetarët e këtij vendi janë zgjedhjet e lira dhe te ndershme dhe për alternative. Pra zgjedhjet farsë që Edi Rama ka ndërtur në këtë vend  janë tipiek modeli i sjelljeve dhe veprimit te Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...