Ngadalësimi i rritjes ekonomike/ Spahiu: Goditen depozitat dhe...

E Enjte, 08 August 2019 12:51

Situata ekonomike në Shqipëri në rënie të lirë. Ngadalësimi i rritjes ekonomike, si dhe rënia e normës bazë të inflacionit, ka sjellë si pasojë edhe uljen e normës bazë të intersit, për të ndikuar në rritjen e kredimarrjes. Deputetit Përparim Spahiu, ka ngritur një sërë pyetjesh mbi këtë lëvizje të Bankës së Shqipërisë, duke shprehur mosbesimin e tij se kjo lëvizje do i japë frymë dhe do ndikojë pozitivisht në rritjen e ekonomisë Shqiptare. Bizneset e ndershme nuk do mund të përfitojnë nga kjo lëvizje ekonomike sepse ngarkesa fiskale është shumë e lartë dhe konkurohen nga bizneset që pastrojnë paratë e pista,

Postimi i plotë i deputetit Spahiu

Ngadalësimi i rritjes ekonomike, madje më shumë se çfarë pritej, bën që Banka e Shqipërisë të lajmërojë ulje të normës bazë të interesave, një nga mekanizmat normal që çdo bankë qëndrore do ta bënte.

Guvernatori tha se, informacioni i ri i marrë në analizë tregon një ngadalësim të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit dhe një rënie të normës mesatare të inflacionit në tremujorin e dytë.

Pra, ngadalësimi i rritjes ekonomike është shoqëruar dhe me rënie të normës mesatare të inflacionit dmth rrënie të konsumit.

Pyetja lind nëse vërtet kjo ulje do të ndikonte në rritjen e kredimarjes apo jo?!!!

Un theme se jo.

Renditja e Shqiperise si vendi më i korruptuar,

vendi me ngarkesën fiskale më të lartë në rajon,

vendi me kostot më të larta të prodhimit,

vendi ku bizneset e ndershme konkurrohen nga paraja e drogës dhe trafiqeve,

vendi ku investitore te huaj shantazhohem dhe largohen me dajak,

ulja e normes bazë të interesave do te ishte thjesht fitime më pak për depozituesit dhe asgjë më tepër..!!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...