Vjedhje pronash kundrejt 5000 eurove ryshfet, në Kadastrën e Artan Lames!

E Enjte, 08 August 2019 13:01

Një punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ka denoncuar publikisht drejtorin e tij Artan Lame, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit, për vjedhje dhe abuzime me pronat kundrejt ryshfeteve të majme.

Denoncimin e këtij punonjësi e ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha, duke i ruajtur anonimatin, për ta mbrojtur nga hakmarrja Lame-Rama.

Berisha shkruan në Fb: “Vjedhje masive, tjetërsime pronash kundrejt ryshfetit prej 5000 euro në ASHK e famozit Lame! Kjo është akuza e nëpunësit dixhital lexoni mesazhin e tij.”:

 

Përshëndetje z. Berisha

Kam një denoncim për të bërë. Institucioni që ju e ngritët me aq mund, ZQRPP, po shkatërrohet dita-ditës, pas bashkimit me Aluizmin duke krijuar ASHK.

Puna e 30 vjetëve është shkatërruar duke tjetërsuar, prona vetëm për 5000 euro (çmim me ofertë), duke punësuar njerëz injorantë që nuk e dinë se çfare belaje është të mbash pronën e një njeriu; kartela pasurie të shkatërruara, z.Artan Lame, i cili abuzon me punonjësit e ish-Hipotekës, madje me ato më të vjetrit, duke i larguar nga vendi i punës që kanë mbi 25 vjet, duke bërë presion, sidomos nga larot që ai ka vënë drejtorë të sektorëve.

I nderuar z.Berisha, ju lutem postojeni, se po bëhet nami.

Nuk e keni idenë se çfarë po ndodh.

Z. Lame dhe sekserët e vet po kërkojnë lekë për vendet e punës.

Ju lutem z. Berisha postojeni këtë denoncim, se po na lënë kalamajtë pa bukë, kemi bërë karrierë në atë vend pune dhe nuk kemi qënë asnjëherë matrapazë të ndyrë si Lamja .

Ju lutem zoti Berisha, anonim ju lutem, se pastaj fillojnë presionet, se pak po na bëjnë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...