Rama e dinte se Valdrin Pjetri ishte dënuar si trafikant droge

Saturday, 10 August 2019 13:28

Partia Demokratike ka denoncuar sot promovimin e trafikantëve të drogës nga kryeministri Edi Rama në majat e pushtetit, si deputetë dhe kryebashkiakë dhe njeri prej tyre, më i fundit, është Valdrin Pjetri si kryebashkiak i Shkodrës.

Sekretari i Pergjithshem i PD Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat akuzoi kryeministrin për heshtjen duke shprehur bindjen se Rama e ka ditur se cila qe e shkuara e Pjetrit dhe pavarësisht kësaj, e emëroi në poste të rëndësishme, Hipotekë e Prefekturë..

Bardhi tha: "Dje, Rama e detyroi Pjetrin të mashtronte qytetarët e Shkodrës se nuk kishte qënë asnjëherë i lidhur me krimin e organizuar dhe i dënuar. Rama e ka të mundur ta verifikojë brenda 24 orëve me strukturat e tij nëse Pjetri ka qënë i arrestuar dhe i dënuar në Itali. Por hesht.

Nuk i mbetet vetëm të ikë me turp bashkë me Valdrinin për atë që po i bën Shkodrës, siç bëri me Kavajën, Krujen, Laçin, Vorën, Tepelenën....duke detyruar qytetarët të përfaqësohen me trafikantë droge dhe njerëz të rrëzikshëm.

Por e vërteta nuk ka për të vonuar. Makinacionet për të tërhequr Valdrin Pjetrin dhe shpëtuar karrigen e kryeministrit janë të dala boje!"

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...