Ish-kryeministri Sali Berisha dhe zonja e tij, Liri Berisha kanë uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin.
Në mesazhin e publikuar në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri shkruan: 'besimtarët nderojnë dhe vlerësojnë sakrificën, përkushtimin dhe dashurinë ndaj të Gjithfuqishmit, familjes, kombit dhe vendit te tyre’.
Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha
Gëzuar Kurban Bajramin!
Të dashur miq, sot besimtarët mysliman shqiptar festojnë Kurban Bajramin.
Këtë ditë të shenjtë ata nderojnë dhe vlerësojnë sakrificën, përkushtimin dhe dashurinë ndaj të Gjithfuqishmit, familjes, kombit dhe vendit te tyre.
Me lutjen time ndaj Krijuesit që të gjitha sakrificat dhe përpjekjet tona të na i pranojë dhe kthejë në të mira, nga zemra uroj që Kurban Bajrami i ardhshëm më mire ta festojmë. Gëzuar!!