Vasili: Sipas Ramës deri më 19 vjeç vrisni e grabisni, nuk quheni kriminel

Premte, 16 August 2019 16:09

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se “çfarëdo të ketë bërë (Valdrin Pjetri) 19 vjeç nuk e bën kurrsesi njeriun një kriminel”.

Këtë qëndrim, Vasili e cilëson si jo normal dhe si qëllim i Edi Ramës për t’u shfajësuar nga përzgjedhja e njerëzve me probleme ligjore që ka vendosur në administratë.

Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:

Sipas Edi Rames deri ne moshen 19 vjeç vrisni, prisni, therni, copëtoni, vidhni, grabisni, shpërndani drogë, pastroni para se nuk quhen, nuk njihen, nuk janë krime. Megjithëse që nga mosha 18 vjeç mund te zgjidhni dhe të zgjidheni. Ky Edi Rama e ka hallin vetëm të përgjegjësia e tij. Por përgjegjësia bie mbi të, s’ka ku lëviz, ta mbajë. Të japë dorëheqjen, të iki. Lexojeni te marrin se çfarë thotë për Valdrin Pjetrin: “Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrsesi njeriun një kriminel”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...