Lulzim Basha jep fjalën: Do rishikojmë projektin e Unazës së Re

Premte, 16 August 2019 19:56

Partia Demokratike firmosi me banorët e Unazës së Re një kontratë, ku shprehet mbështetja e opozitës për protestën e këtyre banorëve në mbrojtje të shtëpive të tyre, ndërsa banorët shpresin vendosmërinë për të vijuar pandërprerje betejën për mbrojtjen e banesave dhe pronës së tyre nga rreziku i prishjes pa dëmshpërblim. 

Duke e konsideruar kriminale prishjen e tyre për shkak të projektit korruptiv dhe pa u siguruar një shpërblim të drejtë, PD angazhohet për dy masa emergjente, rishikimin e projektit, dëmshpërblimin sipas çmimit të tregut. 

“Brenda 2 muajve nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të rishikojë projektin e zgjerimit të Unazës së Re dhe devijimit të Lumit Lana, si dhe, në përputhje me interesin publik, do të ndërmarrë çdo masë që është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e zonës sipas interesit të komunitetit dhe dëmshpërblimin, sipas çmimit të tregut, të çdo prone private që preket nga projekti i rishikuar” - thuhet në kontratën e firmosur nga kreu i opozitës Lulzim Basha dhe banorët e Unazës së re dhe Lumit të Lanës në pjesën ku ai do të devijohet. 

Për ta konsideruar si pronë që dëmshpërblehet me çmimin e tregut, PD  angazhohet që në momentin kur do të jetë shumicë qeverisëse, do t’i vlerësojë banesat e ndërtuara në zonën e Unazës së Re sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Modifikuar më Premte, 16 August 2019 20:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...