Kume: Këshilli bashkiak i Shkodrës mund të konstituohet, por nuk e shkarkon dot Voltana Ademin

Premte, 16 August 2019 21:21

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume thotë se pavarësisht dorëheqjes së Vladrin Pjetrit nga mandati i kryetarit të bashkisë Shkodër, Këshilli i ri bashkiak mund të konstituohet.

Në një intervistë për RTV Ora, Kume sqaron nga ana ligjore, se detyrën e kryetarit të bashkië do të vazhdojë të kryejë zonja Voltana Ademi. Për të cilën thotë se nuk mund ta shkarkojë këshilli bashkiak.

Kristaq Kume: Dorëheqja nga mandati i kryetarit të bashkisë të Valdrin Pjetrit, menjëherë hap pas saj nevojën e zhvillimit të zgjedhjeve të përsëritura në këtë bashki. Kjo për faktin se ky ka qenë kandidati i vetëm që ka kandiduar në zgjedhjet e 30 qershorit. Nëse do të kishte një kandidat tjetër mundet që KQZ përsa kohë që procesi nuk konsiderohet i përfunduar deri në betimin e tij të shpallte vakancën dhe ti kalonte mandatin garuesit tjetër. Është shumë e rëndësishme të theksojmë faktin tjetër se kjo dorëheqje nuk afekton fare rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e zgjedhjeve sa i përket këshillit bashkiak.

Këshilli bashkiak konstituohet dhe pas konstituimit të këshillit bashkiak kryetari i zgjedhur mund të ushtrojë detyrën si i tillë vetëm në rast se betohet përpara këshillit bashkiak. Këshilli Bashkiak i ka të gjitha mundësitë në Shkodër që të mblidhet të konstituohet dhe të fillojë punën. Ndër punët e para që bën ky organ i zgjedhur është zgjedhja e nënkryetarëve për bashkinë e Shkodrës. Ndërkohë duke iu referuar ligjit të qeverisjes vendore detyrën e kryetarit të bashkië do të vazhdojë të kryejë zonja Voltana Ademi si një kryetare në detyrë dhe këtë ta ushtrojë derisa i zgjedhuri nga procesi zgjedhor i ardhshëm si kryetar bashkie në Shkodër do të betohet për të marrë këshillin bashkiak.

Këshilli Bashkiak nuk ka fuqi ligjore për të shkarkuar kryetaren e bashkisë Shkodër, cilado qoftë situata. Kryetari i bashkisë merr mandatin si një i zgjedhur direkt nga populli. Kryetari i bashkisë është ekzekutivi i pushtetit vendor. Kryetarit i bashkisë i ndërpritet mandati vetëm atëherë kur plotëson kushtet e përcaktuar në ligj. Ligji në asnjë rast nuk ka parashikuar që një ndër mundësitë e ndërprerjes së mandatit të kryetari të bashkisë të jetë një vendimmarrje e këshillit bashkiak.

Kur këshilli bashkiak mund të zgjedhë një kryetar bashkie?

Nëse 6 muaj nuk janë bërë zgjedhje akoma, këshilli bashkiak ka të drejtë të ushtrojë atë kompetencë që i jep ligji në rastin kur ndërpritet mandati i kryetarit të bashkisë dhe përsa kohë që nuk është zgjedhur një kryetar bashkie, vetë këshilli zgjedh një ndër kryetarët për të ushtruar këtë detyrë. Është kryetar që nuk ka të njëjtin fuqi ose autoritet siç e ka kryetari i zgjedhur nga zgjedhësit. Liritë e tij në vendimmarrje do të jenë shumë më të kufizuara.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...