Ish-ministri i PS: E keni parë me sa stoicizëm i ka mbrojtur Rama të inkriminuarit?

E Enjte, 29 August 2019 09:27

Ish-ministri i Partisë Socialiste, Elmaz Sherifi, kritikon drejtimin e Partisë Socialiste nga Edi Rama, duke e cilësuar atë si “Parti Cupture” (e kapur nga krimi), nisur nga rasti i Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe mbledhja e djeshme në Kryesi.

Sipas Sherifit, këto raste ndodhin se PS e uzurpuan të ardhurit nga parti të tjera dhe se socialistët e ndershëm duheshin për të votuar, ndërsa “Rilindasit” për t’i drejtuar.

Në vijim postimi i plotë i Sherifit

Termi “State Capture”/kapja e shtetit nga krimi është përdorur përherë të parë nga Banka Botërore në vitin 2000 për shtete aziatike. Në Shqipëri u përdor nga Departmenti Amerikan i Shtetit kur qeveriste Partia Demokratike dhe artikuloi “State Capture”. Unë në ato kohë bëra një shkrim të Gazeta Panorama, kritikova qeverisjen e Partisë Socialiste nga Edi Rama dhe trajtova se në Shqiperi ka edhe “Parti Cupture”! Mëngjesin e nje ditë të dielë, këtë term ma rikujtoi miku im Ben Blushi kur ishte në prag të krijimit të “Librës”. Nuk ka vetëm “state capture”, por edhe “Parti Cupture” -më tha.

Prandaj askush nuk duhet të çuditet pse edhe në votimet vendore të 30 qershorit kishte vetëm një kandidat, përsëri po dalin kryetarë bashkie të inkriminuar. Kjo ndodh se Partine Socialialiste e uzurpuan te ardhurit nga parti te tjera. Socialistet e aftë e të ndershëm duheshin dhe duhen për të votuar, ndersa “Rilindasit”, kane ardhur për t’i drejtuar. Rama tha se Valdin Pjetri ishte i PD! Po Edi Rama e shumë të tjerë ministra, deputetë e kryetarë bashkie a nuk erdhën nga PD? Nëse nuk e besoni, analizoni një për një listat e tyre. Por kjo mbulohet me propagandë, për të mbajtur në gjumë socialistët e ndershëm e të aftë të cilët mund të marrin përgjegjësi shtetërore. Prandaj ata do të mbeten vetëm votues, sepse nuk janë të aftë të korruptuar, sepse ajo është politika për të bërë karrierë. Por, socialistët nuk do e kenë atë shans, se duhen money/para për t’u futur në lista, dhe ata do të duhet të jenë të “lumtur” të votojnë ata që u ofron Rama, dhe kur dalin me “cene”, përgjegjësinë nuk e kanë ata që i ofruan dhe i mbrojnë sa mundin, por socialistët qe nuk kanë qenë vigjilentë. E keni parë me sa stoicizëm i ka mbrojtur Rama të inkriminuarit? Madje dhe kur i heq nga qeveria, u jep funksione drejtuesë në parti! Kjo ndodh se Partia Socialialiste nuk funksionon me si një subjekt politik statutor, prandaj dhe qeverisja nuk është kushtetuese e institucionale…

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...