ANALIZA/ Rama i detyruar të bëjë aleancë me krimin. Pa 'të fortët' dhe të dënuarit Rilindja nuk fiton

E Enjte, 29 August 2019 17:24

“Pa të ‘fortët’ dhe të dënuarit Rilindja nuk fiton”.

Kështu shprehet në një analizë të tijën për gazetën Panorama, analisti dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj.

Referuar zhvillimeve të fundit në Shkodër dhe ato të djeshmet në Kryesinë e Partisë Socialiste, Gjekmarkaj shprehet se, heshtja e socialistëve, që kur ish ministrit të jashtëm, Ditmir Bushati iu hoq detyra e drejtuesit politik në qarkun Shkodër, tregon se aty vepron “Omerta”, ose siç njihet në botën e mafias, kodi i heshtjes.

“Së pari kërcënimi “për ndërprerje karrierash” ndaj çdo zëri kritik e jashtë korit me uzinjolë të propagandës dhe së dyti ai më i kobshmi që pa “ata” dmth , të “fortët” , të dënuarit, “Rilindja” nuk fiton dot! Afermacione kësodore të bëjnë me mendue për pushtetin absolut të Edi Rames në PS , për fuqinë e tij të nënshtrimit dhe nevojën e tij për aleancë me botën e krimit”, shkruan ndër të tjera analisti.

Analiza e plotë e Agron Gjekmarkajt:

Dje Kryeministri Edi Rama mblodhi kryesinë e Partisë Socialiste! Pas një verë të shkrumbuar jo vetëm nga zjarret por mbi të gjitha nga “vakitë” e njëpasnjëshme të cilat po vetërrezojnë të turpshmin 30 qershor u poqën krerët e “Rilindjes”!

Ajo çka na bën të perceptojmë gjithë sa ka ndodhur në atë mbledhje me tone të larta është deklarata për media e ish ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati! Më në fund në atë parti në të cilën kishte vite që sipari i heshtjes e frikës nga Edi Rama kishte rënë si gur varri dikush foli! Mbase vonë kur ne kurriz ngarkoi mënjanimin dhe pasojat e krenarisë se vet për t’u shprehur!

Çudi qe askush në atë parti nuk pipetiu kur një person me CV të pasur politike, një ministër i Jashtëm i cili si ka bërë dëme vendit të tij u zëvendësua si drejtues politik me një person me te kaluar problematike ne raport me ligjin, as kur kjo u zbulua! Ky ngjan me kodin e heshtjes e “Omerta-s” që përdorin organizatat mafioze! Të flasësh mirë për Ditmir Bushatin kur njihesh si person që kritikon Kryeministrin, menjëherë atij i bën një dëm të madh tek armata e servileve që i lyrosen atij për t’u ngjitur me zell kërmilli! Por e vërteta më intereson më shumë se travaji që i shkaktohet Bushatit! Deklarata e tij është drita e kuqe që shfaqet nga një anije që po mbytet, sinjali sos! Kjo nuk vlen vetëm për gomonen e PS por edhe për barkën “made in Albania”!

Ndonjë javë më parë kolegu Skender Minxhozi pas rastit të Shkodrës me të drejtë e shikonte ndër të tjera problemin tek vendimmarrja vertikale e partive Shqiptare tek uni qe vendos e do te shtoja që zotëron “ arsyen supreme e racionale” , “dijen e epërme”, “ taktin dhe momentin e duhur për të reaguar”, të cilat përjashtojnë meritokracinë kur vendosin për personat e ndryshëm duke përjashtuar forumet dhe proceset! Po kjo më shumë se kujtdo i shkon për shtat Edi Rames pa i lënë jetim në bashkëfajësi të tjerët! Por vetëm ai ka patur një dorë të tille e cila kap të shumtë që kanë lidhje me boten e krimit në “thesin shoqëror”!

Lulzim Bashes mund ti bësh kritika sa të duash po ketë rod njeriu ai se ka qasur as në pushtet lokal as në listat e veta! Të mos jesh me precedent penal është detyrim etik shoqëror në çdo vend normal dhe jo motiv për tu mburrur sigurisht! Shqipëria nuk nevojë për krahasimin kriminel, jo kriminel për tu bërë më e mire! Kjo është thagma e dramës sonë! Konkurrenca do duhej të ishte mes më te mirëve, mes elitave te majta me ato të djathta, në programe dhe ide, por Edi Rama këtu e ka ulur piacen ! Zërat se ata janë disa që vijnë nga mbledhja e mbrëmshme pohojnë dy gjëra të rënda ! Së pari kërcënimi “për ndërprerje karrierash” ndaj çdo zëri kritik e jashtë korit me uzinjolë të propagandës dhe së dyti ai më i kobshmi që pa “ata” dmth , të “fortët” , të dënuarit, “Rilindja” nuk fiton dot! Afermacione kësodore të bëjnë me mendue për pushtetin absolut të Edi Rames në PS , për fuqinë e tij të nënshtrimit dhe nevojën e tij për aleancë me boten e krimit! Në këto nivele vetëasgjesohet diskursi për standarde demokratike e shtet ligjor ! Nëse “të fortët” të japin mbështetje e bëjnë sepse me ta do ndash pushtet!

Ata sigurisht në bashkëpunim nuk frymëzohen nga parimet e Tukevilit për demokracinë, as nga iluminizmi dhe deklarata e të drejtave të njerit, nga kushtetuta amerikane jo e jo! Paraja, mujsharia, krekosja, dajaku janë parimet e doktrinës së tyre! Mendoni çfarë i merret shtetit , të së përbashkëtës, jetës qytetare si çmim për karrigen e Edi Rames

Një bashkëpunim i tillë nënkupton që në shkëmbim të votave që ata marrin me metodat e tyre ne komunitet, kërcenim, joshje, blerje ata marrin poste, tenderi, domene dhe kësisoj republika ndahet në çifliqe! Megjithëse në 30 Qershor Kryeministri udhëtoi fillikat drejt monizmit dhe mos konkurrencës prapë s’u ndie i sigurtë! Dy Kryebashkiakë i Shkodrës dhe me sa duket i Vorës u bënë subjekt i ligjit për dekriminaizimin, dy të tjerë dëgjojmë t’ja behin në pak javë! Çfarë tregon kjo !? Vetëm një gjë pushtetin me çdo çmim dhe friken e madhe se pa “ata” nuk e merr nuk e mban dot edhe kur shkon vetëm në zgjedhje! Pyetjen kujt dhe pse duhet një pushtet i tille dhe se çfarë është Shqipëria nën të, çdo socialist anëtar kryesie apo i thjeshtë fare, çdo qytetar i këtij vendi është i lirë përballe ndërgjegjes së vet t’ia bëjë vetes në formën që do dhe kur do! Po e kënaqi përgjigja aferim i qoftë! /Syri.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...