Të thuash që vetëm kryeministri i vendit, Rama, ka klas në sjellje, ekstravangë në të veshur, ultramodern në shije, guxim për të luajtur me ç’ka rrallëkush luan...të vret Zoti!
Të përzgjedhurit e tij në krye të bashkive, ata më të freskëtit, të sapohedhurit në politikë, janë futur në garë për t’ia kaluar.
Një prej tyre që i shndrit nuri dhe e lë në hije Ramën sot , që brenda dy javësh ka goditur fuqishëm në media, është dora vetë, Nuri Belba, kryebashkiaku i ri i Prrenjasit.
Pas një show në plazhet e Greqisë, ku Belba dukej qartë që kishte harruar të vishte rrobat, po ama jo këpucët për t’u larë në det – vjen një tjetër imazh i tij: Duke ngrënë në restorant, plot kulturë, finesë, qytetari. Shiheni sesi rrezaton një burrë i vërtetë shteti!