'Al Jazeera': Shqipëria në kaos, Kryeministri me bosë krimi bashkëpunojnë për të manipuluar zgjedhjet

Saturday, 31 August 2019 15:55

Situata politike në Shqipëri dhe blerja e votave nga socialistët kanë bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Dy dosjet e Prokurorisë ku po hetohen këto rate kanë gjetur sot hapësirë edhe tek “Al Jazeera”.

Në një reportazh të shkurtër, media prestigjoze, nëpërmjet gazetares investigative Johanna Hus, sjell në vëmendje atë që shumë persona e dinë tashmë: kaosin politik, manipulimin e zgjedhjeve të 2016-ës dhe 2017-ës nga zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, lidhja e tyre me bosët e krimit të organizuar, audio-përgjimet e publikuara nga BILD, VOA dhe BIRN, ku dëgjohen eksponentë të partisë Socialistë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, teksa flasin për “arritje të objektivit”.

Spikeri: Të kthehemi te vendi që nuk merr shumë mbulim mediatik, Shqipëria dhe një histori e publikuar nga dy agjenci lajmesh digjitale, që konfirmojnë atë që shumë persona atje e dyshonin, që marrëdhënia mes politikës, gjyqësorit dhe krimit të organizuar, është shumë larg komfortit.

Lajmi u bë publik këtë janar. BIRN dhe VOA publikuan një seri audio-përgjimesh, telefonatash mes zyrtarëve të lartë të qeverisë,  përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe bosëve të krimit, teksa bashkëpunojnë për të manipuluar zgjedhjet si ato të 2016-ës ashtu edhe ato të 2017-ës.

Këto janë revolucione të tipit që vijnë me pasoja. Megjithatë partia qeverisëse ose i ka pezulluar ose i ka shtrembëruar akuzat dhe asnjë nga zyrtarët e implikuar nuk është arrestuar, lëre pastaj të dal para gjykatës. Në vend të kësaj, gjyqësori ka shkuar pas atyre që publikuan materialet.”

Nga Shqipëria,  gazetarja investigative Johanna Hus, raporton situatën kaotike politike në vend dhe merr në intervistë ata pak gazetarë të cilët, sipas Al Jazeerës, pushtetarët po përpiqen të vrasin.

Johanna Hus: Koka e një rrjeti të organizuar kriminal në Shqipëri dhe një zyrtar i lartë i shtetit, flasin për intimidim zgjedhor para zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-ës.

Një zyrtar i lartë, i cili përditëson kryeministrin për votat e blera. Një bos krimi që i premton Partisë Socialiste qeverisëse, një tjetër fitore. Një anëtar i mafies shqiptare, që përgëzon ministrin për një rezultat zgjedhjesh hyjnore. Këto ishin vetëm maja e aisbergut nga një seri audio-përgjimesh shpërthyese që e çojnë Shqipërinë në një kaos politik.”

Hus ka marrë në intervistë edhe avokaten Flutura Kusari e cila shprehet se këto regjistrime ngjasojnë me filmat mafiozë italiane, ku vendoset se kush duhet të qeverisë vendin.

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, thotë se ky krim elektoral është bërë nga bashkëpunimin mes krimit të organizuar, zyrtarëve lokalë dhe ata të lartë që tregon qartë se si funksionon qeveria në Shqipëri.

Login to post comments